Një mësuese 28 vjeçare është nën akuzë se ka bërë seks me një nxënësin e saj të virgjër, 16 vjeçar.

Policia tha se ka arrestuar mësuesen Kacy Christine Wilson nga Florida, SHBA, e cila akuzohet për aktivitet seksual të paligjshëm me minoren, por edhe për transmetim të pornografisë, për shkak se i kishte dërguar nxënësit 16 vjeçar fotot e saj topless.

Një zëdhënëse e policisë tha: “Ajo bëri seks me një prej nxënësve ndërkohë që ishte në orar pune. Mësuesja e thirri nxënësin nga klasa e tij duke i thënë se kishte harruar diçka në klasën e saj. Kur ai erdhi, ajo e shtyu tek muri dhe nisi ta prekte. Më pas e drejtoi tek një dollap, u futën brenda dhe bënë seks”.

Në deklaratën e tij, nxënësi tha se i vinte turp nga ajo që kishte ndodhur. Ai tha se mësuesja i mori virgjërinë. “Është shumë keq që kur të rritem dhe të mendoj për herën e parë që bëra seks, do kem në mendje mësuesen,” u shpreh ai.

SHPËRNDAJE