Kryetarët e komunave të Kamenicës, Shtimes, Gjilanit e Podujevës, që drejtohen nga Lëvizja Vetëvendosje, dje ishin mbledhur në një takim, me thirrjen për mësimdhënëit që të fillojnë procesin mësimor. Por, edhe përkundër thirrjeve të pushtetit të Shpejtim Bulliqit, në Podujevë, të hënën nuk ka filluar mësimi.

Drejtorët e shkollave thanë se janë paraqitur një numër i vogël i mësimdhënësve në shkolla, por nuk kanë mbajtur mësim, dhe kanë vazhduar me grevën.Kryesindikalisti në këtë komunë, Fadil Halimi tha se greva po vazhdon me përjashtim të dy shkollave, ku disa mësues kanë mbajtur mësim. Halimi po ashtu tha se greva do të vazhdojë.

Kryeministri Albin Kurti ka njoftuar të shtunën se do të ndajë nga 50 euro për punonjësit shtetërorë, por kjo s’i ka takuar kërkesat e sindikatave të arsimit, dhe rrjedhimisht, greva e nisur më 25 gusht, ka vazhduar.

SHPËRNDAJE