Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi ka kujtuar Nënë Terezën në 25 vjetorin e vdekjes.

Ai e ka nënvizuar thënien e saj  “Jo të gjithë mund të bëjmë gjëra të mëdha. Por, të gjithë mund të bëjmë gjëra të vogla me dashuri të madhe”.

“Nuk ka thënie më të madhe e më kuptimplote së kjo, që është një jetëpërshkrim i gjithë aktivitetit human të Nënë Terezës”, ka thënë Krasniqi.

“Nga Shkupi në Kalkutë, e nga aty në të gjithë botën, për të shtrirë dorën e kujdesit, përgjegjësisë, solidaritetit e humanizimit. Jeta e Nënë Terezës është një shembull dhe mësim për të gjithë, se çdo aktivitet i udhëhequr nga dashuria është i predispozuar për të pasur sukses e ndikim të jashtëzakonshëm. Populli shqiptar është përjetësisht krenar që botës i fali një figurë kaq të madhe e humane, si Shën Tereza!”, ka deklaruar Memli Kransiqi.

SHPËRNDAJE