Ish-presidenti i Kroacisë, Stipe Mesiq, ka deklaruar se Serbia nuk është e detyruar të njohë Kosovën nëse nuk e dëshiron dicka të tillë, me rëndësi është të vendoset bashkëpunimi Serbi-Kosovë dhe më gjerë në rajon.

Sipas tij, Kosova është realitet dhe kjo nuk mund të ndryshohet, ndaj duhet të bashkëpunohet me të.

“Kur Ballkani do jetë pjesë e BE-së atëherë mund të themi që BE-ja ka bërë një punë të madhe. Në rast se Serbia nuk dëshiron të pranojë Kosovën nuk ka nevojë ta pranojë, nuk do ndodhë asgjë, ajo çfarë duhet të sigurohet është bashkëpunimi rajonal”.

“Kosova është realitet dhe është në rajon. Duhet të punojmë për hapjen e gjithë kufinjve në rajon, interesi jonë i përbashkët është integrimi në BE. Kjo marrëveshje dhe ky hap do të shuajë dhe luftrat në rajon, duke bërë të mundur të jetuarit në paqe”, ka deklaruar Mesiq, pas takimit me Ministrin e Jashtëm shqiptar, Edmond Panariti, në Tiranë.

SHPËRNDAJE