Ish-kreu i Partisë Demokratike Shqiptare (PDSH), Arbër Xhaferi, ka thënë se shqiptarët e Luginës së Preshevës nga aspekti i strategjisë kombëtare do të duhej të luanin të njëjtin rol si serbët e Kosovës. Ai thotë se ky qëndrim mund të hasë në kritika të shumta, por mendon se këto role i imponon vetë procesi historik dhe jo mendësia radikale e grupimeve të ndryshme politike apo nacionalizmi shqiptar, ka thne i ndjeri Xhaferi ne “Epokas e re”, transpemton agjencia informative “Presheva Jone”

Ish-themeluesi i Partisë Demokratike Shqiptare (PDSH), Arbër Xhaferi, ka thënë se shqiptarët e Luginës së Preshevës nga aspekti i strategjisë kombëtare do të duhej të luanin të njëjtin rol si serbët e Kosovës. Ai thotë se ky qëndrim mund të hasë në kritika të shumta, por mendon se këto role i imponon vetë procesi historik dhe jo mendësia radikale e grupimeve të ndryshme politike apo nacionalizmi shqiptar.

“Ata gjithsesi janë pandan i serbëve të Kosovës. Është e logjikshme dhe politikisht e arsyeshme që ta krahasojnë veten me serbët e Kosovës, me kërkesat dhe veprimet e tyre. PDSH e mbështet këtë strategji të krahasimit”, ka shtuar z. Xhaferi

Ai mendon se zgjidhja më e mirë për këto probleme shqetësuese është njohja e së drejtës për vetëvendosje të njësive të dikurshme të ish-RSFJ-së “in integrum”, pra edhe të Kosovës, si dhe trajtimi i barabartë i pakicave që mbeten jashtë kufijve të shteteve të reja.

“Problemet i krijon Serbia që ka kërkesa joreale dhe joparimore. Kauza serbe u shfaq në Jugosllavi në trajtë të një hegjemonie që vazhdimisht ka prodhuar kriza dhe përfundimisht shpërbërjen e Jugosllavisë”, shprehet ai.

SHPËRNDAJE