jermania është përkrahëse e fuqishme e Maqedonisë në planin politik dhe ekonomik dhe edhe një herë e ofron ndihmën e saj në të gjitha sferat. Mes dy vendeve ekzistojnë marrëdhënie miqësore në nivel të përgjithshëm, vlerësuan dje në Berlin kancelarja gjermane Angela Merkel dhe kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski pas takimit njëorësh.

Në konferencën për shtyp Merkel theksoi se Gjermania angazhohet për integrim të Republikës së Maqedonisë në NATO dhe vlerësoi se nevojitet përparim në procesin me Greqinë dhe pëlqim nga Greqia.

Lidhur me shkeljen e Marrëveshjes së përkohshme nga ana e Greqisë, Merkel u përgjigj se bisedimet për gjetjen e zgjidhjes për problemin duhet të vazhdojnë. Ajo me porosi edhe se drejtësia dhe e drejta ndërkombëtare duhet të jenë prioritet para pengimit.

“Rregullat janë të qarta, është e padyshimtë se Gjykata ndërkombëtare e drejtësisë ka marrë aktvendim që është sukses për Qeverinë e Maqedonisë, por personalisht vlerësoj se pranimi në NATO është i rëndësishëm dhe duhet të vazhdojnë negociatat me Greqinë që të gjendet zgjidhje”, tha Merkel.

Kancelarja gjermane, e cila tërë kohën Maqedoninë e quante me emrin kushtetues, tha se pret që vendet nga Balkani Perëndimor t’i plotësojnë kushtet siç e bënë këtë Kroacia dhe Sllovenia para se të bëhen anëtare të institucioneve euroatlantike.

Kryeministri Gruevski theksoi se angazhimi i Maqedonisë është zhvillimi i mëtejshëm dhe përparimi i marrëdhënieve bilaterale, të cilët sigurojnë bazë për dinamizimin dhe intensifikimin e bashkëpunimit mes dy vendeve.

SHPËRNDAJE