Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi me bashkëpunëtorë, ka përkujtuar heronjtë Fehmi dhe Xhevë Lladrovci dhe bashkëluftëtarët e tyre në 23 vjetorin e rënies.

Përmes një postimi në Facebook, Krasniqi është shprehur se Fehmiu dhe Xheva, ishin sinonim i përkushtimit të jashtëzakonshëm atdhetar deri në vetëmohim.

“Cikli i jetës së tyre që nisë me rezistencë politike, qëndresë të paepur burgjeve jugosllave, e që lartësohet me rënien e lavdishme në luftën tonë çlirimtare, është tregimi origjinal i përpjekjeve të popullit tonë për liri e pavarësi.”, shkruan ai.

Lideri i PDK-së është shprehur mirënjohës ndaj tyre dhe mijëra djemve e vajzave të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që u sakrifikuan për t’u bërë themel i horizontit të lirisë dhe shtetit tonë sovran.

“Duke flijuar jetën e tyre, ata ndryshuan historinë, që ne të nisim historinë e re në shtetin tonë të lirë e të pavarur.”, shkruan Krasniqi.

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=384209236411146&id=100044662171388&sfnsn=mo

SHPËRNDAJE