Në një bisedë të shkurtës për “Presheva Jonë”, zëdhënësi i “Vatras” në Gjilan, z. Kushtrim Ajvazi ka folur kalimthi për situatën që mbretëron në qytetin e Gjilanit, si dhe orientimin që preshevarët duhet të kenë në këto zgjedhje, në raport me përcaktimin e tyre. Ajvazi ka ftuar qytetarët e Luginës së Preshevës që përara Alban Hysënit, votën t’ia japni Lutfi Hazirit, ku ndër të tjera, e arsyeton kauzën e z. Haziri për gjithë këto vite të tija në politikë, e cila ka të bëjë me bashkimin e tri komunave shqiptare në lindje të Kosovës, me Republikën e Kosovës.

 

“Presheva Jonë”: Si subjekt politik që kryesisht veprimtari tuajën e keni mbrojtjen dhe avancimin e të drejtave të luginasve në Republikën e Kosovës, kë do të preferonit si kryetarë të ardhëhm të komunës së Gjilanit?

Ajvazi: Për mua si zëdhënës i “VATRA”-së, por edhe si subjekt politik në përgjithësi është e domoshme që kryetari aktual i komunës, z. Lutfi Haziri të vazhdojë të punojë, jo se nuk kemi mospajtime me kryetarin Haziri, por nëse e krahasojmë me kandidatin nga taborri tjetër pak më serioz nga të tjerët për t’i bërë ballë Lutës, Alban Hyseni, lirisht mund të themi se kryetari aktual është larg më i mirë.
Albanin por edhe të gjithë listën e Lëvizjes Vetvendosje e kemi përkrahur në zgjedhjet e fundit nacionale, por e kemi përkrah që në parlament e qeveri të shtyej përpara qështjet me rëndësi për qytetarët e Luginës, e nga ata kemi pa vetëm mungesë guximi dhe serioziteti në këtë drejtim.
Sic edhe e dini, në zgjedhjet e fundit sidomos pas përcaktimit tonë që të përkrahim Vetvendosje, kandidatët e tyre arritën që në mënyrë masovike të marrin votat e qytetarëve të Luginës,të cilët sot po i dëshprojnë.
Ne kërkuam nga Arjeta Rexhepi, Alban Hyseni, Arbëresha Kryeziu dhe Luan Aliu që të çonin përpara ndryshimin e ligjit për shtetësi, kërkuam të inicionin hapjen e zyrës për Preshevë, por asgjë. Madje shpeshherë edhe na gënjyen pa ndonjë arsye.
Përfundimisht, i kemi qu duartë prej tyre, e sidomos prej Albanit, pasiqë ështe treguar njeri pa guxim. Ndoshta është i kapur nga klanet e SHIK-ut e të Nisma-s që tani janë brenda VV-së.
Fundja, në i ftojmë qytetarët e Luginës së Preshevës që jetojnë në Gjilan që të votojnë Lutfi Hazirin edhe për një arsye tjetër, sic e dijmë të gjithë, pra ka qenë pikërisht Luta që për kaq vite, asnjëherë nuk e ka lënë anash qështjen e Preshevës, Bujanocit e Medvegjës, duke qenë vazhdimisht i zëshëm e këmbëngulës në kërkesën e tij.

SHPËRNDAJE