Skenarët e luftërave në Maqedoni kanë marrë fund dhe se situata e fundit është pasojë e një politike të kryeministrit Gruevski që pjesët e përziera etnikisht t’i pastrojë nga shqiptarët.

Kështu mendon analisti, Kim Mehmeti sipas të cilit kryeministri maqedonas në heshtje po e zbaton projektin e Akademisë së Shkencave të Maqedonisë për ndarjen e vendit me një kufi etnik.

Megjithatë Mehmeti thotë se incidentet e fundit mund të jenë të inskenuara nga qeveria në mënyrë që t’i jepet sinjal botës se Maqedonia duhet sa më parë të pranohet në NATO dhe Bashkimin Evropian.

Në një intervistë për Radio Kosovën, analisti Mehmeti thotë se kjo duhet të jetë “loja” e fundit që bëjnë maqedonasit sepse shqiptarët pas kësaj duhet të kërkojnë një shtet dy etnik pasi me këto provokime sipas tij, nuk mund të vazhdojë më tutje të funksionojë kështu Maqedonia.

SHPËRNDAJE