Te dashur qytetare,miqe e bashkeatdhetare, të jetosh në Medvegjen e diteve tona, nuk është aspak lehte, sidomos në kushtet e një vendi si ky i yni që pretendon t’i bashkohet familjes evropiane.

Shkruan: Florentina B.RAMA

     Të duash t’i bashkëngjitësh vendeve të civilizuara, duhet të kesh një udhëheqes, shoqëri te shendoshe, përparimtare, pra një mjedis të civilizuar, me të drejta të garantuara si nga njëri kah ashtu dhe në kahun tjetër gjinor.

Të jesh femër në vendet tjera shpesh konsiderohet si fatbardhësi, kurse tek ne nuk mund te them te njejten gjë, Bile edhe me keq, fatkeqesisht.

Une si femer e lindur ne kete vend nuk gezova te drejten e shprehjes se lire te mendimeve, apo te luaj rol ne shoqeri ti kontriboj mjedisit qe me rriti e me shkolloi. Sic e dini femrat ende konsiderohen si “qenie pa vlere” dhe e “paafte”; inferiore ndaj burrit dhe e pazonja per te arritur maja te suksesve.

Qe kur jam angazhuar ne listen qytetare te Z.Muharrem Salihut, tani po vrej ndryshime.
Tani une kam rolin tim ne shoqeri, mua me eshte dhene besimi dhe mundsia te bëjë më shume per vendlindjen.

Unë e bëra zgjedhjen!
Mos hezito, bëje edhe ti!.. se vetem bashkarisht do t’ia arrijme qellimit.  Shume duar gurin do ta bëjmë me të lehte!

Rrofte Medvegja, Zoti e bekoft popullin tim!

Pra VOTO Nr.6

SHPËRNDAJE