(AIK-Presheva Jone)

Presidenti rus Dmitri Medvedev është distancuar nga pozicioni i kryeministrit Vladimir Putin në rastin Chodorkovski. As presidenti dhe askush tjetër nuk ka të drejtë të shprehë mendimin në këtë apo në ndonjë rast tjetër, para bërjes publike të vendimit të gjykatës, deklaroi Medvedev në një intervistë për televizionet ruse. Putini më parë ka kumtuar se ish-magnati Michail Chodorkovski është një “hajdut” që duhet të mbetet në burg. Chodorkovski, i cili ndodhet prej vitesh tashmë në burg, akuzohet për manipulim me 200 milionë tonelata naftë. Por shefi i dikurshëm i koncernit Yukos dhe një nga kritikët e Kremlinit, i ka hedhur poshtë këto akuza.

SHPËRNDAJE