Medvegjë, 1 nentor –Njëmbëdhjetë persona të punësuar në vetëqeverisjen lokale në komunën e Medvegjës, me urdhër te nje zyrtare komunale kane marrur urdher per ta mësuar gjuhën shqipe këtë vjeshtë, tha sot ne parlamentin e Serbise ne Beograd deputetja serbe Marija Janjushevic nga DVER-i. Lidhur me kete kane shkruar edhe mediat serbe te cilin vendim ne Medvegje e kane konsideruar si “skandaloze” (“Opštinski službenici u Medveđi dobili nalog da uče albanski jezik “) transmeton agjencia e lajmeve “Presheva Jonë”

Sipas deputetes Janjushevic  ky “lajm ka shkaktuar reagime dhe kirtika te ashpra  në mesin e banorëve serbe të Medvegjës janë të dominuara nga frika se Medvegja mund t’i bashangjitet Kosovës”

Per cudi portalet ne Luginen e Presheves te lidhura ngusht me lideret lokal, te njohur tashme pro Beogradit, asnje nuk e kane dhenë kete lajm duke menduar se do t’i demtojne ata ne zgjedhjet e KKSH-së te dielen e ardhshme. Megjithse ky shembull i Medvegjes duhet te ndiqet edhe në Bujanoc dhe Presheve, qe deputet serbe ta mesojne shqipen edhe në këto komuna me shumice shqiptare, shkruan agjencia e lajmeve “Presheva Jonë”

 

Deputetja serbe Marija Janjushevic nga DVER-i: A po përgatitet Medvegja t’i bashngjitet Kosovës?

Deputetja serbe Marija Janjushevic ne fjalimin e vete ne parlamentin e Serbisë tha ne vazhdim se “ky aktivitet është planifikuar në buxhet qe për këtë vit serbet e Medvgjes ta mesojne gjuhen shqipe, për shkak se “komuna e Medvegjës qenka multietnike”

Agjencia e lajmeve “Presheva Jonë” nga burimet e saj nga komuna e Medvegjës ka mesuar se urdher me shkrim për të mësuar gjuhen shqipe e kane marruar gati gjithe serbet,  i tere stafi i komunes se Medvegjes qe nuk e dijne shqipen.

Sipas deputets serbe “Vendimi për të mësuar gjuhen shqipe eshte nderrmaur nga kreu shqiptar si pjesë e administratës se Medvegjës, komunë kjo me shumicë serbe.

Ne konkludojmë, ka shtura deputetaja e DVERI-it en Parlamentin serb se “ky vendim është bërë një vit më parë, në shtator, dhe pyeti se pse është duke u zbatuar. Ne shtojmë se ka keqkuptime të ndryshme se kjo lidhet me kërkesat që Medvegja të jetë pjesë e Kosovës”

SHPËRNDAJE