Ajo çfarë duhej të ishte, dhe ashtu edhe ndodhi natyrisht, një festë e madhe për tifozët e Atalantas është shndërruar mbase në shkaktarin kryesor të sëmundjes vdekjeprurëse, koronavirusit Covid-19, në Bergamo, sipas mediave italiane.

Sipas Njësisë për Mbrojtje Civile gjatë Krizave, ndeshja e parë e 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve në San Siro, Milano, mes Atalantas dhe Valencias, e ka shpërndarë në numër të madh koronavirusin në rajonin e Lombardisë, i cili është më i godituri nga Covid-19 në botë, dhe në Spanjë si pasojë .

Mbi 45.000 tifozë, italianë dhe spanjollë, kanë qenë në stadium në Milano për ta përcjellë këtë ndeshje historike.

SHPËRNDAJE