muslmmBuirmet amerikane falsin se në vitin 2016 ne SHBA  ka 4.2 milionë myslimanë dhe shiptarë që jetojnë në Shtetet e Bashkuara, rreth 1% e popullsisë së përgjithshme të SHBA-sw. Sipas një anketimi të kryer në 50 rajone, 72 për qind e muslimanëve, kupto nje nume ri madhe i shiptareve do të votojnë Clinton, ndërsa 4 për qind e tyre Trump.

Më 8 nëntor per te ardhmen e Amerikës vendosin muslimanet dhe shqiptarët.  Votojnë Clitnon apo Trump?

Në zgjedhjet presidenciale që do të mbahen ditën e martë në SHBA, një pjesë e madhe e muslimanëve amerikanë parashikohet që të mbështesin kandidaten nga Partia Demokrate, ish-sekretaren e shtetit, Hillary Clinton, përballë kandidatit nga Partia Republikane, biznesmenit Donald Trump, i cili është prezantuar me retorikën islamofobike, raporton Anadolu Agency (AA)

 

clinttËshtë specifikuar në një masë të madhe “ngjyra” e votës së muslimanëve amerikanë, teksa në SHBA ditën e martë më 8 nëntor qytetarët do të votojnë për zgjedhjet e 58-ta presidenciale.

Trump me retorikën islamofobe, si me qëndrimin “të mos i pranojmë muslimanët në SHBA”, jo vetëm të muslimanëve, por ka shkaktuar reagime edhe në disa shtresa të tjera në gjithë vendin. Pavarësisht kësaj me mbështetjen intensive të amerikanëve të bardhë në ditët e fundit ai ndodhet në një konkurrencë të fortë me Clinton.

Clinton 72 për qind, Trump 4 për qind

Anketat dhe hulumtimet e Këshillit të Marrëdhënieve Amerikano-Islamike (CAIR) i cili është një prej institucioneve më të rëndësishme për mbrojtjen e të drejtave të muslimanëve në SHBA këtë vlerësim e konsiderojnë si një shembull konkret.

Kryetari i CAIR, Nihad Awad, në një deklaratë javën e kaluar ka theksuar se sipas një anketimi të kryer në 50 rajone, 72 për qind e muslimanëve do të votojnë Clinton, ndërsa 4 për qind e tyre Trump. Hulumtime të ngjashme mbështesin vlerësimin se muslimanët amerikanë janë ndikuar shumë negativisht nga “shprehjet islamofobe kundër muslimanëve” nga Trump.

Muslimanët që jetojnë në SHBA janë frikësuar

clintotteeDrejtori i Këshillit Vendimmarrës në New York, Ahmed Mubarek, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarit të AA-së në lidhje me çështjen se si i shikojnë muslimanët amerikanë zgjedhjet, pasi ka vënë në dukje se fushata zgjedhore ka kaluar shumë e diskutueshme, tha se “Muslimanët që jetojnë në SHBA janë të frikësuar, janë karakterizuar gabim dhe kemi përjetuar një periudhë të fushatës që është keqkuptuar.”

Duke theksin se muslimanët amerikanë kanë ofruar kontribute të mëdha për vendin Mubarek ka shtuar se amerikanët të cilët janë “frikësuar” nga dhuna dhe terrorizmi në rajonet të caktuara të botës i kanë vërejtur muslimanët me syrin e një “spiuni”.

Muslimanët duhet të përfshihen brenda sistemit politik

Mubarek, ndër të tjera duke vënë në dukje se gjatë fushatës kanë kryer punime për llogari të tyre dhe jo në emër të Clinton apo Trump, është shprehur se “Është e rëndësishme që si muslimanë që jetojmë në SHBA të jemi më shumë të pranishëm në sistemin politik. Nëse e realizojmë këtë nuk ka rëndësi se kush zgjidhet president.”

Pyetjes për mundësinë e zgjedhjes president të Trumpit, Mubarek i është përgjigjur se “Trump është një person, një biznesmen i paparashikueshëm dhe i papërcaktueshëm se çfarë do të bëjë. Nuk është e thënë se ato që thotë tani do ti kryejë pasi të fitojë zgjedhjet.”

Pasi ka vënë në dukje se në SHBA ndodhen institucione që kufizojnë fuqinë e presidentit, Ahmed Mubarek, është shprehur se ka besimin që nëse Trump bëhet president dhe ndjek një agjendë negative në lidhje me muslimanët, institucionet kushtetuese do të vendosin balancën e nevojshme për këtë.

“Nuk kishim parë më parë një fushatë zgjedhore të tillë djegëse dhe të pisët”

Ndërsa drejtoresha për komunikimin dhe median në Lëvizjen Muslimanët Amerikanë për Palestinën, Kristin Szremski, duke theksuar se fushata ka kaluar “shumë turpëruese” për SHBA-në, është shprehur se “Nuk kishim parë më parë një fushatë zgjedhore të tillë djegëse dhe të pisët.”

Zgjedhjet jo vetëm për muslimanët amerikanë, por edhe për popullin e SHBA-ve kanë një rëndësi jetësore, ka theksuar se Szremski.

“Retorikat e Trump, të bazuara mbi urrejtjen dhe fanatizëm”

“Retorikat e Trump janë të bazuara mbi urrejtjen dhe fanatizëm, ku edhe ndjekësit sillen sipas kësaj”, ka theksuar Szremski, duke vënë në dukej se në SHBA nuk ka një shembull të kësaj qasjeje.

Ajo ka mbrojtur qëndrimin se në SHBA për sulmet në rritje kohët e fundit kundër muslimanëve dhe afro-amerikanëve kanë kontribuar edhe retorikat e Trump. Szremski duke iu referuar Clinton-it ka vlerësuar se “Në anën tjetër kemi një kandidate të kualifikuar. Por edhe tek ajo ndodhet një problem i përgjithshëm në kuptimin e sigurisë.”

Duke mbrojtur idenë se nëse fiton Clinton muslimanët amerikanë do të kenë një mundësi të madhe, Szremski ka shtuar se në rastin e mundësisë së zgjedhjes si president të Trumpit “fëmijët e mi pyesin nëse do të braktisin vendin apo jo.”

Të gjithë muslimanët amerikanë nuk mbështesin Clinton

Ndër të tjera bëhet e ditur se të gjithë muslimanët amerikanë nuk ndodhen në anën e Clinton dhe disa prej tyre pavarësisht se nuk do të votojnë Trump nuk hezitojnë të kritikojnë haptazi ish-sekretaren amerikane.

Udhëheqësi i Lëvizjes “Muslimanët kanë të Drejta”, që është shfaqur pak kohë më parë në SHBA, Arun Kundnani, është një prej muslimanëve që nuk i beson Clintonit pavarësisht se është i distancuar edhe nga Trump.

Kundnadi shprehet se të drejtat e muslimanëve në SHBA shkelen sistematikisht dhe se e vetmja gjë që ka bërë Trump është se ka nxjerrë haptazi politikën “për ti vërejtur muslimanët si një mjet strategjik”, gjë e cila ka vazhduar edhe në periudhën e demokratëve.

Në lidhje me Clinton duke bërë komentin se “ajo preferon gjithmonë parimet dhe fuqinë”, Kundnadi, ka mbrojtur idenë se kandidatja demokrate nuk i vëren muslimanët si qytetarë të vërtetë, por si “ushtarët” në kutinë strategjike të shahut.

Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Organizatave Muslimane në SHBA (USCMO), Usame Jemal, i cili pak kohë më parë kishte ndarë pikëpamjet e tij me gazetarin e AA-së në lidhje me zgjedhjet, kishte theksuar se kishin përjetuar procesin dhe fushatën zgjedhore më kritike të viteve të fundit.

“Islamofobia ekzistonte, por pronësimi i saj nga kandidatët për presidentë e ktheu atë në një strukturë politike dhe më të ndjeshme”, ka shtuar Jamal, i cili ka theksuar se deklaratat e vazhdueshme të kandidatëve kanë nxitur urrejtje dhe dhunën kundër komuniteti musliman.

Ndër të tjera duke pohuar se për të bashkuar muslimanët amerikanë dhe për të rritur ndikimin që kanë mbi qeverinë e vendit kanë përcaktuar një objektiv “1 milionë votues muslimanë”, Jemal ishte shprehur se “Organizimi i komunitetit musliman jo vetëm nga pikëpamja jonë, por do të jetë një zhvillim pozitiv nga pikëpamja për tu përfshirë brenda politikës së SHBA-së dhe politikave të pakicave. Duhet të qëndrojmë të bashkuar, pas të drejtave tona, të kaluarës sonë dhe të ardhmes së brezave që do të vijnë. Kjo do të jetë përgjigja më e mirë kundër qasjes së islamofobisë.”

SHPËRNDAJE