Në Universitetin Shtetëror të Maqedonisë, pranë Fakultetit juridik “Justiniani I-rë”, të marten, më 18 prill 2017, Dr. Urim Hyseni, shqiptar nga Kumanova, me sukses mbrojti disertacionin e doktoraturës.

Dr. Urim Hyseni u lind më 29 korrik 1976, në Kumanovë, nga babai Qemal Hyseni, ish mësues veteran i arsimit, i cili dha kontribut të madh në edukimin e brezave të reja të shqiptarve, pranë shkollës fillore “Jeta e re” në Sllupçan e Orizare.

Kurse, nëna Naxhije (Osmani) Hyseni rrjedh nga një familje me tradita të lavdishme intelektuale e kombëtare, si mbesë e patriotit dhe intelektualit me nam, profesor Ibrahim Kelmendit, emrin e të cilit, me krenari e mban Shkolla Fillore Qendrore e Preshevës.

Është interesant se, në historinë 61 vjeçare të ekzistimit të këtij fakulteti, vetëm pesë shqiptarë kishin doktoruar më parë, kurse Dr. Urim Hyseni është i gjashti doktor shkencash shqiptar në historinë e këtij fakulteti!  Pra, për 61 vjet, vetëm gjashtë doktora shkencash shqiptarë!

 

Përndryshe, Dr. Urim Hyseni

Fakultetin e Doganave në Ohër e kreu me sukses shembullor dhe me nota te larta,  në vitin 2004. Studimet postdiplomike në lëmin “Diplomacia dhe politika ndërkombetare”, i kreu me sukses maksimal në vitin 2011.

 

Dr. Urim Hyseni ka përvojë të pasur në poste të larta të kierarkisë shtetërore të menaxhimit të shërbimeve doganore të Republikës së Maqedonisë.

Si ekspert i lartë i fushës, në  kuadër të Drejtorisë së doganave,  ka fituar trajnime shtesë të specijalizuara nga Organizata botërore e doganave, për aftësim dhe avancim profesional.

Me temën “Roli  i diplomacisë së Republikës Maqedonisë në afirmimin e investimeve të huaja – përvoja e Irlandes”, Dr. Urim Hyseni jep kontribut të çmuar avancimit të njohurive në lëmin e diplomatisë ekonomike, rolit të promoterëve në rritjen e vëllimit dhe cilësisë së investimeve të huaja, që mund t’i shërbejnë edhe Shqipërisë dhe Kosovës, por edhe avancimit të njohurive nga kjo lëmi edhe në rajon, në Europë dhe në nivelet botërore.

Ky kontribut shkencor i Dr. Urim Hysenit paraqet të arritur të konsiderueshme dhe i bënë nderë dhe të ndihen të lumtur dhe krenarë të gjithë shqiptarët, kudo që janë, në Maqedoni, Shqipëri, Kosovë, Luginë të Preshevës, Mal të Zi e në diasporë gjithandej nëpër botë. Urime dhe suksese të reja ngjencia  e lajmeve “Presheva Jonë”!

SHPËRNDAJE