Që nga fillimi i procesit të vaksinimit antiCOVID-19, në Kosovë janë dhënë mbi një milionë e 600 mijë doza të vaksinës. Ndërsa dozën e dytë të kësaj vaksine deri më tani e kanë marrë 773 mijë e 633 qytetarë.

Veç dy dozave, javën që lamë pas ka filluar edhe dhënia e dozës së tretë dhe dozës përforcuese.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka njoftuar së fundmi për një rast të vdekjes dhe 8 raste të reja pozitive me COVID-19.

Aktualisht në vend janë 314 raste aktive me koronavirus.

Ndërkohë që institucionet shtetërore kanë vendosur edhe masat antiCOVID-19.

Masa këto që hyrën në fuqi me 6 dhjetor.

Kujtojmë që në pjesën e dytë të muajit gusht u vendosen masat antiCOVID-19 meqë kishte filluar të përhapej me shpejtësi varianti Delta i cili mori jetën edhe shumë qytetarëve.

Në kuadër të masave, të gjithë personat mbi 12-vjeç duhet që t’i ofrojnë dëshmitë e vaksinimit me dy dozat për udhëtim me mjetet e transportit publik dhe atij privat, si dhe hyrje në qendrat tregtare dhe lokalet e gastronomisë. Me ç’rast nga 3 janari dëshmitë e vaksinimit të plotë do t’u kërkohen të gjithë udhëtarëve që hyjnë në Kosovë.

Mbajtja e maskës vazhdojnë të jetë e detyrueshme. Sipas masave, kufizimi i lëvizjes do të vazhdojë të jetë në fuqi nga mesnata deri në orën 05:00.

Orari i gastronomisë vazhdon të jetë i njëjti. Këtij sektori i lejohet të punojë deri në ora 23:00, ndërsa muzika i ndalohet pas orës 21:30. Klubet e natës dhe organizimi i ahengjeve vazhdon të jetë i ndaluar./KP

SHPËRNDAJE