Presheva, 31 mars -Viti 2019 ne Kosovë dhe nder shqiptaret konsiderohet si vit i Armates se Kosovës (AK), ushtri kjo me e re ne Evropë. Aktualisht Forca e Sigurisë së Kosovës numeropjne 2.500 pjesëtarë aktivë dhe 800 rezervë. Mbi 10 për qind e përbërjes së Forcës së Sigurisë së Kosovës janë nga komunitetet pakicë, përfshire ketu edhe pjesëtarë të komunitetit serb, boshnjak, rom, kroat e të tjerë. Struktuar e ushtrise se Kosovës sot eshte jo vetëm multientnike, por edhe multikombëtare, sespe aty sherbejne edhe pejsetare , shipater jo vetem nga Kosova por edhe nga Lugina e Presheves dhe Maqedonia, njofton agjencia e lajmeve “Presheva Jonë”
Në kuadër të Forcës së Sigurisë së Kosovës janë edhe 274 pjesëtare femra, të cilat mbajnë të veshur uniformën dhe përballen me sfidat dhe situatat e veçanta që kërkon misioni i kësaj force. FSK-ja sot mund të krahasohet me ushtrite e të gjitha shteteve të rajonit. Gjeneralët nga FSK thone se është paraparë që ushtria e Kosovës t’i ketë 8000 pjesëtarë, prej te cileve 3000 do jene rezervë.
Gjeneral Berisha para gezatereve botëror: Falë SHBA-ve, Shqiperise, Turqise dhe vendeve tjera te BE-së sot ne Kosovë kemi FSK-në profesionale
Unifoma e Ushtrise se Kosovës dite e sa vie po zgjon interesim te madh jo vetëm nga te rinjt kosovare ( kupto shqiptare, serbe, boshnjakë, tuqq.. e minoritete tjera) por edhe nga shqiptaret perreth Kosovës. Vetëm nga Lugina e Presheves sot ne ushtrine e Kosovës jane radhitur mbi 300 persona, kryesisht te rinj te moshes 20-30 vjeqare me gjatesi mbi 185 cm deri ne 2 metra.
“Ne radhet e ushtrise së Kosovës, pos komuniteteve janë edhe qindra pjesetare tjere qofte aktiv apo rezerve, pjesëtare këta nga viset shqiptare te cilet me vite te tera jetojne dhe veprojne ne Kosovë apo te debuar nga Serbia..” raporton korrespondenti i agjencisë së lajmeve “Presheva jonë” nga Prishtina duke ju referuar burimeve nga Minisria e Mbrojtjes.
Sipas burimeve te “Presheva jonë” ushtrise së Kosoves sot ju jane bashkangitur edhe shqipatret e perendimit te kthyer viteve te fundit ne Kosove, ushtare dhe oficere keta të cilët kane shebyer ne ushtrite e vendeve te BE-së, Zvicer apo Amerikë me pergatije te larte profesionale ushtarake.
Interesimin e madh te minoriteteve te Kosovës dhe shqiptareve jashte Kosoves per te sherbyer ne Ushtrine e Kosovës e ka konfirmuart dite me pare edhe Ministri i Forcave të Sigurisë së Kosovës z.Rrustem Berisha me rastin e pervjetoriut të pamvaresise se Kosovës i cili ka pritur në takim nje delegacion te gazetareve nderkombëtare (Association de la Presse Étrangère en Suisse et au Liechtenstein) prire nga Jean Musy, president i APES, njofton agjencia e lajmeve “Presheva jonë”.
“SHBA po jep nje kontribut te madh për profesionalizimin e FSK-së. Ne kete drejtim jemi partnere dhe kemi bashekpunim te mire pos me Ameriken dhe Shqiperine edhe me Gjermaninë, Zvicrën, Turiqne, Britanine, Italinë dhe vende tjera boterore,..” ka shtuar ministri kosovar z.Berisha nga takimi me myasfiret nga Gjeneva, gazetare boteror..
Ndryshe mund te thuhet se te rinjte shqiptare nga Lugina e Presheve jane te vetmit shqiptare ne ballkan te cilët jane “te paafte” për pushke sepse ata as nuk i kerkon Serbia ne sherbim ushtarak dhe as ata vete nuk shkojne edhe sikur t’i kerkonte dikush, për shkak mosbesimit. Kur eshte fjalal ketu ka pasur shumë ftesa nga atutoritetet serbe, drejtuat te rinjve shiqptare per sherbim ushtarak, por ato jane refuzuar.
Serbia, stimulon të rinjt me rrogë të shërbejnë me uniformë dhe kallashnikovë në Luginë. Por, Sipas njoftimeve te agjecise se lajmeve “Presheva Jonë” nga terreni mesohet se asnje kandidat shqiptare nuk do te konkurrojne as me pare as pa pare, për të shërbyer ne ushtrinë serbe. Mospjesemarrjen e shqiptareve ne ushtrine serbe ne Presheve shpjegohet si humbje e besimit.