Kreu i Juventusit, Giuseppe Marotta nuk ka frikë nga Paul Pogba, i cili kishte deklaruar se dëshiron të punojë me Pep Guardiolan.

Marotta flet për të ardhmen e Pogbas

 

Tekniku spanjoll verën që vjen do të marrë drejtimin e Manchester Cityt, ndërkaq Pogba nuk e ka përjashtuar mundësinë që të punon më Guardiola në të ardhmen.

Por, presidenti i “Zonjës së Vjetër”, tha se nuk ka frikë nga largimi i yllit francez. Sipas Marottas, Pogba e ka vlerësuar punën që bën trajneri aktual i Bayern Munich.

“Ai është i lumtur që është më ne. Ai ka folur për një nga trajnerët më të mirë duke lavdëruar atë”, ka thënë Marotta.

Ndryshe, mediat e huaja raportojnë se strategu spanjoll tek City i do disa nga yjet e futbollit evropian përfshirë këtu edhe Pogban.

SHPËRNDAJE