Efekti domino: Serbia mbyll kufirin me Maqedoninë

Pas mbylljes së kufirit mes Maqedonisë dhe Greqisë për refugjatët, kjo tani ka ndodhur edhe mes Maqedonisë dhe Serbisë, nga kjo e fundit. Arsyeja është se fluksi i refugjatëve është mbi normat e lejuara, bën me dije media pro-qeveritare Novosti, përcjell Bota sot.

Konkretisht vendimi drastik, i pari i këtij lloji, vjen si nxitje prej Kroacisë, pasi nuk pranon gjithashtu numër të madh të refugjatëve në kufirin e saj me Serbinë, në Sid.

Sipas ministrisë së brendshme serbe, të premten mbasdite, është bërë me dije se kufiri nuk është mbyllur tërësisht, por të gjithë refugjatët e paregjistruar në kufirin Maqedoni/Greqi do kthehen mbrapsht.

Serbia nuk dëshiron të mbëhet “vend parkim i refugjatëve”

Në parlamentin serb ka pasur debate të ashpra rreth rritjes së numrit të refugjatëve. Aleksander Vucic, kryeministri i Serbisë, përkundër thënieve të tij se gardhet me tela nuk janë zgjidhje për valën e refugjatëve, ai ka shtuar “se Serbia nuk mund të bëhët vend parkimi për ta.”

Serbia nuk është e gatshme të mbyllë gjithë kufijtë e saj, si atë me Bullgarinë dhe Kosovën, shkruan mes tjerash në Der Spiegel, përcjell Presheva Jonë.

SHPËRNDAJE