Kosovarja e vetme, e kompanisë së miliarderit Donald Trump, dëshiron të arrij majën edhe në botën e biznesit. Pas tri vitesh ajo do të përmbyll studimet . Pas bankave të “Pjetër Budit”, si e diplomuar, Marigona Dragusha padyshim do të dëshmohet menaxhere e suksesshme e biznesit të saj personal.

Pas suskeseve të arritura nëpër pasarelat e modës armerikane e franceze ylli i modelimit Marigona Dragusha ka vendosur që ti vë vetes edhe objektiva në botën akademike.
Që nga tetori vajza nga Prishtina e cila u zgjodh e treta bukuroshe në “Miss Universe” fillon ndjekjen e ligjeratave në Kolegjin “Pjetër Budi”.  Ajo ka zgjedhur fakultetin për Administrim Biznesi/Menaxhim Marketingu për të realizuar objektiva tjera, për të cilat si i ka deklaruar ish “Mis i universit” do të përmbyllen me hapjen e një biznesi të madh mode ku do të ju ndihmojë të gjitha vajzave kosovare të cilat duan ta realizojnë ëndërrën e tyre për të qenë modele të suksesshme.
“Kam ëndërruar që të hapir një kompani timen, një shtëpi mode. Nga njohuritë që do i marr gjatë studimeve, besoj se do të menaxhoj me sukses ate” tha ajo.
Për më tej ajo ka një dashuri të madhe ndaj Kosovës dhe thotë se përvojën të cilën e ka marr tash e dy vjetë që kur shkeli pistat më të mëdha të modës nëpër botë do ti aplikojë në shërbim të zhvillimit të kësaj fushe në Kosovë, në mënyrë që edhe vendi I saj të ngritet në standard të larta profesionale në artin e modës.
Duke përjetuar ëndërrën në realitet
Ka shumë njerëz të cilët kanë ëndërra për tu bërë të famshëm në fusha të ndryshme, por jo të gjithëve u realizohet ajo.  Por, Marigona ka një fat të madh siq thotë edhe vetë ajo se është duke përjetuar realisht ëndërrën e saj të fëmijërisë.
“E kam pasur ëndërr modelimin osë që një ditë të bëhem modele dhe të marr pjesë nëpër pistat e modës nëpër botë. Gjatë një periudhe kam pasur ndjenëjen se kjo do të ishte e pamundur. Megjithatë, unë çdo herë them se fati ka qenë plotësishtë në anën time, dhe më ka krijuar mundësinë që të sfiloj nëpër skena të mëdha ose edhe të vizitoj vende të ndryshme në gjithë globin, vende që kanë qenë vetëm në imagjinatën time” thotë ajo.
Por si fillojë rruga e realizimit të ëndrrës së saj, apo si u gjet çelsi I hapjes së portës së madhe . Gjatë bisedës ajo shpjegon.
“ E kam parë konkursin për “Mis Universe Kosova 2009” dhe nuk e dij…!  Nuk isha shumë e bindur se do të mund të fitojë ndonjë çmim. Më kujtohet kur isha më e re dhe babi çdo herë më thoshte se je bërë si foto modele. Ndoshta u ndikova pak nga inkurajimi i tij, por vendosa të konkurroj pasi që një mik I imi fotograf më tha se mund të fitosh sepse je fotogjene. Pas shumë ngurrimesh aplikova për këtë spektakël, dhe fitova” , thotë Marigona.
Për më tej, në spektaklin e bukurisë “Miss Univers Kosova 2009”, që u mbajtë në prill të vitit 2009, Marigona Dragusha ka sfiduar 18 konkurrentet nga Kosova dhe diaspora. Ajo mori kurorën e “ Miss Kosova 2009”. Menjëherë pas këtij suksesi, Marigona filloi të ndiej “shijen” e skenave botërore.

Duke përfaqësuar Kosovën në “Miss Univers”, ajo u zgjodh e treta në këtë garë të bukurisë, garë kjo botërore. Padyshim, është ky suksesi më i madh i femrës shqiptare në garat e tilla botërore. Aq më shumë kur kësaj i shtohet se mu në ditën që fitoi kurorën për vendin e tretë, Marigona Dragusha përjetoi befasinë e dytë me radhë.

“Po vërtet mund të konsideroj që ky ka qenë viti i sukseseve më të mëdha për mua. Ndihem shumë e lumtur që kam arritur ta prezantoj Kosovën në një ngjarjen botërore dhe të shpërblehem me këtë çmim. Ishte përgjegjësi e madhe, por gjithsesi jam nisur të bëj më të mirën time”, është shprehur Marigona.

Ftesë nga miliarderi Donald Trump

Marigonës i erdhi ftesa direkte nga miliarderi amerikan Donald Tramp për të qenë pjesë e kompanisë së tij “Tramp Models Management”, kompani kjo për të cilën sipas Marigonës “është një privilegj i madh të jeshë pjesë e kësaj kompanie të fuqishme të modës dhe se për të qenë pjesë e saj duhet të keshë shumë fat”.

 

“Pas mbarimit të spektaklit Miss Univers pata rastin që përmes fotografit të famshëm shqiptar Fadil Berisha të njohtohem me Donald Trampin. Dhe atë natë ai më tha se unë më shumë jam e konstruktuar për foto modele dhe sfiluese, sesa për të vazhduar defilimin si miss. Pas një kohe kam marr ftesën për të qenë pjesë e kompanisë së tij të modës. Vërtetë them se kam pasur fat të madh pasi që të jeshë pjesë e saj vërtetë është privilegj. Kjo për faktin se brenda këtyre dy viteve aq shumë kam vizituar vende sa që më duket si ëndërr” thotë ajo.
Nuk do mend, Marigona është femra e parë dhe e vetme shqiptare, e cila ka arritur që të jetë pjesë e kompanisë më të famshme të modës në botë “Tramp Models Management”, dhe përkundër kësaj ajo thotë se ende kërkon shumë nga vetja për të dhënë në pasarelat e modes dhe fotomodelimit, e në veçanti në botën e biznesit.
Por, ajo është e vetëdijshme se sukseset që i synon vërtetë kërkojnë shumë energji, shumë punë e disciplinë.
Ndryshe nga kolegia e saj nga Ana de la Cruz e Republikës Domenikane, e cila në garën Miss Universe 2009 ishte poashtu në tri fitueset e para të “Mis Univrsit”, por nuk ia kishte dalur që ti bëjë ball fortunës së quajtur “mafia”, dhe u kap nga policia me kontraband droge, Marigona rrezaton stabilitet.

Ajo është e vendosur të investojë në vetvehtën e saj edhe nga aspekti akademik. Kosovarja e vetme, e punësuar në kompaninë e miliarderit Donald Trump, dëshiron të arrij majën edhe në botën e biznesit. Pas tri vitesh ajo do të përmbyll studimet . Do ti braktis bankat e Kolegjit universitar “Pjetër Budi” në Prishtinë, dhe si e diplomuar padyshim do të dëshmohet si një menaxhere e suksesshme e biznesit të saj personal. Nuk do mend këtu do ta ndihmojë edhe përvoja që shumë kush e ëndërron, ajo e angazhimit në kompaninë botërore, që udhiheqet nga magnati Donald Trump.

SHPËRNDAJE