“Kaka e sheh veten jashtë Realit të Madridit!” Ky është titulli kryesor i gazetës spanjolle ‘Marca’ që shpjegon se interesi i madrilenëve për Luca Modric të Tottenham po e largon gjithmonë e më shumë brazilianin nga kryeqyteti spanjoll.

Kaka’, i cili po e ndjen veten të lënë mënjanë, i ka kërkuar klubit të lehtësojë kalimin e tij tek Milani, sipas gazetës sportive.

Tashmë mbetet vetëm që Milan të bindë Realin për huazimin falas të lojtarit pasi Kaka’ ka pranuar që të ulë rrogën nga 9 milionë euro në 5 milionë euro për të veshur fanellën kuqezi.

Shumë gjëra do të sqarohen nga takimi që Silvio Berlusconi dhe Adriano Galliani do të mbajnë të dielën për të diskutuar mbi situatën e Milanit dhe strategjinë e merkatos.

SHPËRNDAJE