Në Maqedoni, rritet numri i viktimave në trafikun rrugor. Krahasuar me vitin e kaluar në 6 muajt e parë të këtij viti në Maqedoni regjistrohet rritje prej 8 për qind. Lidhja Republikane për Siguri në Trafik (LRST) bën të ditur se nga dita në ditë numri i makinave shtohet, por siguria në rrugë shkon në ulje.

http://www.botasot.info/img/203810027.jpg“Këtë vit për herë të parë në katër vitet e kaluara, ne kemi një rritje të viktimave dhe për këtë arsye nevojitet të bëjmë diçka më shumë. Për fat të keq, fëmijët e mitur përbëjnë akoma numrin më të madh të viktimave në trafik. Për 2011-ën akoma nuk kemi informacione zyrtare por mund t’ju tregojmë se për 6 muajt e parë të këtij viti kemi vërejtur rritje të viktimave për 8 për qind”, deklaroi Toshe Janev, zëdhënësi i Lidhjes Republikane për Siguri në Trafik (LRST).

Për të ndalur këtë praktikë, Lidhja Republikane për Siguri, prej të mërkurës fillon fushatën mediatike ku me rastin e shënimit të Ditës Botërore për Përkujtimin e Viktimave në trafikun rrugor, do të organizojnë debate, këshille dhe tryeza të ndryshme, gjithçka më qëllim të përforcimit të ndërgjegjësimin publik.

“Kjo është në kuadër të Ditës Botërore ‘20 Nëntori’ dhe atë ditë ‘Këshilli Republikan për Sigurim në Trafik (KRST), organizon një tryezë me pjesëmarrjen e kreut të shtetit Gjorge Ivanov dhe Gordana Jankullovska si dhe mysafir nga Banka Botërore Xhorxh Banxho dhe nga institucione të tjera relevante ndërkombëtare që do të mbajnë prezantime dhe do të japin një pasqyrë për ngjarjet me viktimat në trafik”, tha Vullnet Palloshi, anëtar i KRST-së.

Në kuadër të kësaj fushate deri në fund të nëntorit janë planifikuar mësime dhe këshilla me temë “zero viktima fëmijësh në trafikun rrugor”, të cilat do të ofrohen edhe nëpër vende publike, në objekte fetare, si dhe në shkollat fillore dhe mesme.

SHPËRNDAJE