Fjalimi i Kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti për 100 ditë bashkëqeverisje në Maqedoni.

http://www.botasot.info/img/bdi_27.jpgTë nderuar funksionar të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), të respektuar përfaqësues të medieve. Në zgjedhjet parlamentare të 5 qershorit, edhe përkundër përçarjes së madhe të votës shqiptare në të gjitha zonat e banuara me shqiptar, Bashkimi Demokratik për Integrim përsëri fitoi besimin e popullit shqiptar bashkë me shumicën absolute të votave. Ky mandat i fuqishëm na hapi dyert që ta përfshijmë programin tonë parazgjedhor si pjesë përbërëse të plan-programit të përbashkët qeverisës me partnerin tonë të koalicionit.

Përveç përpilimit të programit të përbashkët, Bashkimi Demokratik për Integrim insistoi në marrjen e përgjegjësisë më të madhe institucionale dhe kjo u realizua nëpërmjet të 2 Zëvendës Kryeministrave, 5 Ministrave, 4 Zëvendës Ministrave, 5 Sekretarëve Shtetëror, mbi 30 Drejtorëve dhe zëvendës drejtorëve dhe shumë funksionarëve të tjerë të Bashkimit Demokratik për Integrim në këtë qeverisje, por edhe me përforcimin e përfaqësimit të drejtë dhe adekuat në administratën publike.

Me menaxhimin e dikastereve si Sekretariati për Integrim Evropian dhe ai për Marrëveshjen e Ohrit, bashkë me Ministrinë e Mbrojtjes, Drejtësisë, Ekonomisë, Vetëqeverisjes Lokale si dhe Ambientit, Bashkimit Demokratik për Integrim merr përgjegjësi të madhe për realizimin e drejtpërdrejt të reformave që nevojiten për arritjen e standardeve të kërkuara nga Bashkimi Evropian, por njëkohësisht edhe për ta konfirmuar vlerësimin e miqve tanë në NATO që Maqedonia i plotëson kushtet për të qenë anëtare fuqiplotë e aleancës veriperëndimore.
Menjëherë pas konstituimit të Parlamentit, deputetët vlerësuan iniciativën e Bashkimit Demokratik për Integrim për interpretimin autentik të Ligjit për Amnesti që mundësoi mbylljen e menjëhershme të katër dosjeve politike kundër ushtarëve dhe drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare. Ky vendim në masë të madhe ndikoi në ndërtimin e masave për mirëbesim midis komuniteteve që parashihen edhe me Marrëveshjen e Ohrit si dhe përafroj mbylljen e temave që kanë të bëjnë me konfliktin e vitit 2001 që na mundëson të ndërtojmë të ardhmen duke e kujtuar të kaluarën.

Deputetet gjithashtu vlerësuan kërkesën tonë për avancimin e përdorimit të gjuhës shqipe duke ndryshuar ligjin që tashmë mundëson të gjithë funksionarët shqiptar të drejtohen në gjuhën e tyre amtare si dhe lë mundësinë për avancim të mëtejmë gjer në zbatim të plotë të neni 7 të Kushtetutës që rregullon statusin zyrtar të gjuhës shqipe. Nëse dikush hamendet akoma rreth dispozitave ligjore të parapara në këtë nen, atëherë lë të shoh certifikatën e lindjes në gjuhën shqipe që promovuam pak ditë më parë ose le t’i hedh sy vetëm pasaportave, letërnjoftimeve dhe dokumenteve të ndryshme shtetërore në dy gjuhë.

Që kur Gjykata Kushtetuese abrogoi Ligjin për Flamurin tonë kombëtar në vitin 2007, Bashkimi Demokratik për Integrim u zotua, edhe pse në opozitë, që nuk do të lejojë nëpërkëmbje të simbolit tonë kombëtar dhe që do t’i rikthejë dispozitat e abroguara në ligj. Deputetët vlerësuan edhe këtë nismë duke miratuar ndryshimet me ligj i cili garanton paprekshmërinë e flamurit tonë kombëtar në përputhje me Ligjin numër 8926 për përmasat e flamurit kombëtar shqiptar. Ligji përcakton përmasat e flamurit kombëtar për përdorim zyrtar në proporcion 1 me 1.4.

Andaj, përtej manipulimeve injorante për nevoja të politikës ditore, Bashkimi Demokratik për Integrim nuk do të lejojë përdhosje të flamurit dhe bastardim të përmasave kushtetuese gjatë përdorimit zyrtar të flamurit kombëtar në institucionet e shtetit.

Shënuam një dekadë nga nënshkrimi i Marrëveshjes paqësore të Ohrit, marrëveshje e cila vuri themelet e Maqedonisë së re. Këtë përvjetor e nderuan personalitete shumë të larta nga komuniteti ndërkombëtar, studiues, bota akademike si dhe përfaqësues të elitave politike vendore. Gjithë njëzëri e perceptojnë Marrëveshjen e Ohrit si bazament të fuqishëm të një shoqërie moderne, multietnike dhe multikulturore . Marrëveshje e Ohrit vuri themelet e marrëdhënieve të reja midis komuniteteve duke ofruar barabarësi qytetare me respekt ndaj dallimeve dhe kultivim të kulturave etnike. Duhet bërë akoma më tepër për miratimin e frymës së Marrëveshjes së Ohrit nga të gjithë qytetarët dhe të pranohet ky realitet i ri që i solli Maqedonisë paqen, stabilitetin dhe pozita respektabile në komunitetin ndërkombëtar.

Pas dorëheqjes kolektive të Komisionit Shtetëror për Regjistrim dhe propozimit për ndalim të procesit të regjistrimit, Bashkimi Demokratik për Integrim vendosi që ta pranojë këtë vlerësim të Komisionit. Rëndësia e regjistrimit të popullsisë në Maqedoni është përtej një operacioni statistikor sepse ndikon drejtpërdrejt në të drejtat e komuniteteve dhe rregullon marrëdhëniet midis tyre. Andaj, çdo regjistrim në të ardhmen do të duhet të realizohet vetëm pas arritjes së një konsenzusi etnik dhe politik për procesin bashkë me reformën e tërësishme të Entit Shtetëror për Statistikë.

Në përfundim të 100 ditëshit të parë të bashkëqeverisjes, ministrat tanë bashkë me kolegët e tyre nga partneri i koalicionit, miratuan buxhetin për vitin 2012. Buxheti shtetëror ashtu si edhe plan-programi qeverisës, përfshin projektet prioritare të partnerëve të koalicionit të parapara në programet tona zgjedhore dhe si çdo vendim tjetër i rëndësisë së veçantë, arrihet me konsensus të partnerëve qeverisës.

Në këtë vit, Bashkimi Demokratik për Integrim ka vënë prioritet mbi arsimin dhe kulturën shqiptare si dhe infrastrukturën në Maqedoninë veriperëndimore. Në këtë mandat do të realizojmë vepra konkrete infrastrukturore që do ta përmirësojnë ndjeshëm cilësinë e jetës së qytetarëve duke krijuar kushte më të mira ekonomike dhe lidhshmëri të avancuar me rajonin.
Në këto projekte bëjnë pjesë ndërtimi i sheshit Skënderbeu, rikonstruimi i teatrit shqiptar në Shkup, përfundimi i objektit qendror të Universitetit Shtetëror të Tetovës në Tetovë dhe Shkup, lëshimi në përdorim i objektit të USHT në Kërçovë, ndërtimi i sallës së sporteve në Tetovë në kuadër të USHT, ndërtimi i bibliotekës dhe teatrit në Tetovë bashkë me rikonstruimin e qendrës për kulturë, shtrirjen e Korridorit 8, sjelljen e investimeve të drejtpërdrejta në zonën e lirë ekonomikë në Tetovë, realizimin e hekurudhës Kërçovë – Qafë Thanë, rrugës Shkup – Bllacë dhe zgjerimit të kufirit, hapja e vendkalimeve kufitare Bellanoc – Stançiç, Llojan – Miratovc, ndërtimi i rrugës Kumanovë – Likovë – Haraçinë, rrugës Kërçovë – Dibër, rrugës Tetovë – Bogovinë – Vrapçishtë – Gostivar, rrugës Tetovë – Jazhincë, hidrosistemet në Pollog dhe Likovë, investime në Kodër të Diellit, stacioni i filtrimit të ujit në Gostivar, pikë për grumbullimin e produkteve bujqësore në Pollog bashkë me projekte të tjera konkrete.

Prioritet absolut dhe i padiskutueshëm për Bashkimin Demokratik për Integrim është anëtarësimi i Maqedonisë në NATO. Ky vend nuk ka alternativë tjetër. Për këtë, kemi angazhuar të gjitha kapacitetet tona në zgjidhjen e çështjes së emrit që mban peng rrugën tonë drejt NATO-s dhe ftojmë miqtë tanë ndërkombëtar që të kyçen në mbylljen e hershme të kontestit. E vetmja e ardhme e Republikës së Maqedonisë është anëtarësimi i saj i menjëhersh

SHPËRNDAJE