“Corriere dello Sport”, raporton se Ibra mund të shitet qysh në afatin e janarit, pas deklaratës që dha javën e kaluar se ai “është i lodhur nga futbolli”.

Real Madridi dhe Mançester Siti, janë dy skuadrat që vëzhgojnë me kujdes të shtuar situatën e ish- sulmuesit të Barcelonës.

Raportohet se klubi “mbretëror”, është e gatshëm të ofroj Lasana Diarran, Sami Kheidran dhe Rikardo Karvalon për Ibrën, ndërsa Milan preferon sulmuesin Gonzalo Higuain.

Kurse skuadra e Sitit, synon që sa më shpjet të arrij marrëveshje për shitjen e Klaros Tevezit, e më pas të shqyrtojnë mundësinë për blerjen e Ibrahimoviqit, por nuk përjashtohet mundësia që të diskutohet edhe shkëmbimi në mes Mario Balotellit me Ibrën.

SHPËRNDAJE