Sociologu, Fadil Maloku, përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ka kritikuar diplomacinë e Kosovës dhe presidentin Hashim Thaçi.

Maloku shkruan se Vuçiqi pas vizitës në Indi dhe në Kinë po përgatitë qendrat vendimmarrëse, për ta copëtuar Kosovën, kurse Presidenti Thaçi merret me “skeptikët” lokal.

Ja postimi i plotë:

Ofensiva diplomatike e Serbisë, dhe vetëkënaqësia e diplomacisë kosovare.

Fleni Bac me Rambon, fleni!

Veç pritni, kur Trumpi të ua “siguron” ndonjë njohje të re.

Vuçiqi, pas vizitës në Indi dhe në Kinë po përgaditë qendrat vendimarr?se, për ta copëtuar Kosovën, kurse Presidenti ynë merret me “skeptikët” lokale.

Duke harruar kështu se “skeptikët” lokal, janë realistët që po i kalkulojnë perfekt rreziqet reale, të aventurës së Tij pa krye.

SHPËRNDAJE