kellloKampionia e re e Evropës në xhudo, Majlinda Kelmendi, thotë se është ndjerë shumë mirë që pas një viti me shumë lëndime iu kthye titujve duke triumfuar në Kampionatin Evropian në xhudo që po mbahet në Rusi. Ajo qe dje qeveria dhe RTK  nuk eberi mall, Majlinda ngriti lart flamurin e Kosoves mbi atë Francez dhe Rus! Majlinda edhe pse nuk e ndihmoi qeveria kosovare ajo mposhti ruset dhe francezet n midis Rusisë me ngriti flamurin e Kosoves! Majlinda Kelmendin e kane injoruar vazhdimisht, madje pas hume fitoreve e medaljve, ate nuk e pret askush- Per ket mosmbeshtetje dhe injorance ajo ka  kritikuar  qeveriane dhe RTK, shkruan agjencia e lajmeve “Presheva jonë”

 

Kelmendi flet pas triumfit historik

fllflwwq“Jam shumë e lumtur. Ndjehem për mrekulli. Sot jam ndjerë shumë mirë, nuk e di pse, por fatmirësisht përfundova mirë. Vitin e kaluar pata shumë lëndime dhe ishte e vështirë për mua jo vetëm fizikisht por e dhe psiqikisht, sepse duhet të kthehesh siç ishte dhe kjo tregon se tani jam rikthyer”, ka thënë ajo pas triumfit në finale.

E pyetur nga gazetarët se përse pati shumë emocione pas triumfit ajo u shpreh se gëzimi nuk mund të kontrollohej për shkak se ajo e llogaritë triumf të madh pas kthimit nga lëndimi.

“Pata shumë emocione. Nuk është hera e parë që fitoj, është e dyta, por rikthimi nga lëndimet më bëri të bëj veprime të çuditshme. Më vjen turp pastaj, por nuk mund ta kontrolloj veten”, ka shtuar Kelmendi.

 

 

flkk11Kryetari i Federatës së Xhudos së Kosovës, Agron Kuka, dërgon një video ekskluzivisht për gazetën kombëtare “Bota sot”, se si garda ruse e nderon flamurin e Kosovës. Ai tha se vërtetë është një moment që vështirë përshkruhet. “Garda ruse duke nderuar flamurin e Kosoves”, tha Kuka. “Prapë xhudoja bënë historinë. Hera e parë dy medalje në një kampionat europian për shtetin tonë”, thotë Kuka. Majlinda Kelmendi është kampione evropiane në kategorinë 52 kg dhe Nora Gjakova fitoi medaljen bronztë në kategorinë 57 kg.

 

Majlinda Kelmendin nuk e pret askush (VIDEO)

Edhe pse mund të thuhet me siguri se diplomatja më e madhe e Kosovës nuk vjen nga grupi negociator por nga sporti i Xhudos më saktësisht nga Majlinda Kelmendi ajo nuk u prit nga askush në Aeroportin e Prishtinës.

Majlinda së fundi fitoi medaljen e artë në “Grand Slam” në Paris.

Ajo tha se ajo nuk mërzitet se nuk ka dalur askush për ta pritur por se qeveritaret dhe njerëzit po e përdorin emrin e saj vetëm për t’u lavduar.

SHPËRNDAJE