Që nga 4 janari 2017 kur u ndalua Ramush Haradinaj në Aeroportin Bazel-Mulhouse në bazë të një urdhër arresti të lëshuar nga Serbia, autoritetet franceze vazhdimisht pohojnë se ky akt nuk ka asnjë dimension politik!, thotë Bardhyl Mahmuti.

“Në cilësinë e politologut dhe ish-Përfaqësuesit Politik të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës sot , më 7 shkurt 2017, ua kam dërguar Memorandumin lidhur me arrestimin e Ramush Raradinajt edhe Kryetarit të Senatit të Republikës Franceze, z. Gérard Larcher, Kryetarit të Komisionit të Senatit për marrëdhënie me jashtë, z. Jean-Pierre Raffarin, Kryetarit të Komisionit të Senatit për ligjet kushtetuese, për legjislacion, zgjedhje të lira dhe administratë të përgjithshme, z. Philippe Bas, Kryetarit të Komisionit të Senatit për çështje evropiane, z.  Jean Bizet, Kryetarit të Grupit Francë- Ballkan Perëndimor,  z. Dominique de Legge,  Kryetarit të Grupit Francë-Serbi, Jean-Yves Leconte dhe Përfaqësuesit Special të Francës për Ballkan, z. Alain Richard. Në të njëjtën kohë një kopje të memorandumit drejtuar Presidentit të Republikës së Francës, Qeverisë franceze, Ministrave të ndryshëm të kësaj qeverie, Asamblesë Nacionale të Francës dhe Senatit francez ia kam përcjellë edhe Prokurorit të përgjithshëm pranë Gjykatës së Apelit në Kolmar, z. Jean-François Thony”, ka njoftuar Mahmuti.

ai sqaron se në këtë memorandum janë sjellë fakte që dëshmojnë se « Dosja Haradinaj » është dosje e porositur nga strukturat politike të regjimit të Millosheviqit, e sajuar nga Shërbimi Sekret Serb dhe e shpërndarë nga njerëzit e këtij regjimi. Si e tillë, akuza kundër z. Ramush Haradinaj është një akuzë e motivuar politikisht dhe urdhër-arresti i lëshuar nga Serbia është urdhër- arrest i POROSITUR NGA POLITIKA e Beogradit.

“Që të shmang grackën e politikës serbe drejtësia franceze duhet ta lirojë menjëherë dhe pa asnjë kusht Ramush Haradinajn. Ky veprim është veprim i vetëm serioz dhe me dinjitet i një drejtësie vërtetë të pavarur”, thekson Mahmuti.

SHPËRNDAJE