Sipas nje raporti te botuar ne mediat shqiptare dhe serbe (NUNS), Kryetari i Komunes së e Preshevës Shqiprim Arifi, jaranit të  tij Driton Salihut te cilin e solli drejtor te Shtepise se Shendetit i ka dhënë portalit te tij “Preshevacom” 3.5 milionë dinarë, kurse RTV Aldi 1.5 milion dinarë Isuf Mehmetit te TV Aldit?!.Mafia politike në Preshevë dhe Bujanoc me pare te Serbisë blejnë mediat shqiptare ne Luginë deri në 30.000 euro?! Jo vetem kaq shpesh lideret dhe kyretaret nga Lugina e Presheves blejne edhe mediat ne Kosove per nje intevriste japin qindra euro (redaksia posedone deshmi). Lidhur me kete askion ilegale ka reaguar edhe Shoqata e Gazetarëve (NUNS) por jo edhe “Shoqata e gazetareve” te Lugines se Presheves te cilet jane argat dhe njerez te afert te pershevacomit dhe Shqiperim Arifit, njofton agjencia e lajmeve “Presheva jone”

Si Shapi Bujanocit, ashtu edhe Shqiperimi i Preshevës, kush ja mban mikrofonin, ate e financon..

Buxheti i Komunës së Bujanocit për vitin 2019 ka sjellur polemika dhe akuza të rënda nga opozita shqiptare. Në vitin 2019 janë ndarë rreth 19000 Euro për kishën ortodokse serbe (2.250.000 dinar) ndërkaq për komunitetin shqiptar islam janë ndarë vetëm 2 milion dinarë apo 16’500 Euro edhe pse në Komunën e Bujanocit jetojn më shumë shqiptarë me religjion islam. Mashtrimet dhe abuzimet e parase nga qeverisja e Shaip Kamberit me buxhetin e informimit prej 7 milion dinarëve. Deputeti Hyda dite me pare ka akuzuar keq Shaip Kamberit sipas te cilit  “buxheti i Bujanocit po plaqkitet, ju ndahet jaranave te bizneseve të kryetarit”?!

Kamberi pos mdiave serbe ka fiancuar edhe disa protgale shqptare kyresisht miqve te tij. Keshtu: Jetapress ka marrrur 150. 000 din; Perspektiva: 300.000 din, Info 017 : 200.000 din. ; LuginaLajm: 150.000 dinarë (Portlal i Shaip Kamberiut, ku shperlan parate e pista), Alternativa Internacionale 100.000 dinarë (web faqe që nuk ekziston?!); TV Spektri : 2.800.000 dinarë. “Nga ajo që shihet se qeverisja e Shaip Kamberit (përmes komisioni) i ka ndarë mjete të kënaqshme mediave të cilat nuk kanë prodhim të mjaftueshëm por janë të lidhur ngusht me klanin e tij të promovimit dhe marketingut të kinse të qeverisjes së mirë me komunën e Bujanocit” kane shkruar koleget portali Titulli i Bujanocit duke “kerrsititur” Shaip Kamberin per abuzime me mjetet, buxhetin dedikuar qyetareve i cili ka perdorur për fushate ose per partin e tij (PVD), transmeton agjencia e lajemeve “Presheva Jonë”

Per abuzimet e kryetareve, liderëve apo ish-kryetareve te komunës së Presheves kane shkruar sot edhe koleget tane nga Presheva. Ja shkrim i tyre i plote me poshte:

Drejtori i TV Aldi Isuf Mehmeti në një kumtesë të lëshuar për media ka reaguar ndaj kryetarit të komunës së Preshevës z.Shqiprim Arifi pasi ai në një intervistë në TV Presheva ka quajtur TV Aldi-n “Pseudotelevizion”.

Siç është i njohur opinioni i gjërë, drejtori i RTV Aldi-t herë pas here ka publikuar kumtesa ku publikisht ka kërkuar para nga tatimet e komunës së Preshevës për funksionim e këtij mediumit duke i nënçmuar mediat komunale si në komunikatën e botuar më parë duke cituar “RTP-ja dhe RTB-ja janë pak a shum miq të politikanëve në pushtet, të elitave sunduese në vend , ku gazetarët iu shërbejnë vetëm partive që e qeverin pushtetin lokal. ”

Në mars të vitit kaluar Redaksia e Tv Aldit ka kritikuar pushtetin e kaluar të Ragmi Mustafës përmes një leter të hapur me titullin “Shtypja dhe diskriminimi i mediave private nga ana e qeverisjes lokale në Preshevë” e publikuar në presheva.com ku ka fajësuar personalisht ish Kryetarin e Komunës për diskriminin e mediave private në Luginë.

Kurse në anën tjeter pasi pushteti PDSH, RD, BDL ka derdhur rreth 3.5 milionë dinarë (30.000 €) në xhirollogarinë e këtij mediumi është vërejtur politika redaktuese e cila kishte ndryshuar në favor të pushtetit. RTV Aldi ishte pothuajse sponzorues medial i Ragmi Mustafës, pasi ka transmetuar emisione të pa redaktuara me dhjetra orë të fushatës zgjedhore sidomos të PDSh-së. Realisht është vërejtur animi politik sidomos në intervistat e drejtorit të TV Aldi me ish kryetarin e komunës z.Ragmi Mustafa duke atakuar personalisht opozitën e atëhershme PVD, APN gjegësisht z.Shqiprim Arifin dhe z. Xhelal Mehmeti duke i quajtur si persona pa përvojë dhe se po bëjnë eksperimente më qytetaret e Preshevës. Në rastin e z.Shqiprim Arifit kryetarë i tanishem i komunës së Preshevës, drejtori Isuf Mehmeti ka hapur komplote të pabaza për aktivitetet dhe jetën e Arifit në Gjermani duke thënë se opinioni preshevarë dyshon për suksesin e tij ekonomik me kompaninë e tij.

Ragmi Mustafa i jep pseudo TV Aldit rreth 3.5 milionë dinarë (30.000 €)

isufmehmetiSiç është vërejtur në këtë vitë edhe pse TV Aldi i ka fituar rreth 3.5 milionë dinarë (30.000 €) nga projekti i dorëzuar në pushtetin e atëhershem të Ragmi Mustafës. Ata nuk i kanë përfillur pothuajse asnjë pikë të nënshkruar në këtë kontratë. TV Aldi ka vite të tëra që nuk ka skemë programore, nuk ka transmetuar edicione të Lajme ashtu siç ishte projekti.

TV Aldi në radhët e stafit të tij ka të punësuar 1 gazetar dhe tre punëtorë, shumica e tyre jan familjarë pa kurrfarë kualifikimi adekuat profesional që i angazhon në pregaditjen e emisioneve aspak profesionale!

Tani është sistemuar aktivitetet e TV Aldi duke aluduar në “fjalën e lirë” si dhe “terrin informativ në Luginë“ duke publikuar kumtesa që ka për qëllim ti detyroj dhe të shtojë presionin mbi pushtetin lokal që të finansojnë këtë kompani private.

PDSH në deklaratën e saj të 29 prillit 2012, ka konstatuar se emisionet e TV Aldit nuk janë aspak profesionale duke pasë tendencë të diskriminimit duke konsideruar se stafi i saj janë aspak profesional dhe vijnë nga radhët e opozitës:

Deklarata e plotë:

tvaldi-01TV Aldi është formuar në vitin 2006 nga Isuf Mehmeti, ish kryetarë i degës së PVD-së në Corroticë, dhe ka fituar liçensen e transmetimit për Televizionit dhe Radio në vitin 2008 nga organet republikane. Ai nga funksioni politik si kryetar i degës në Corroticë është tërhequr në fund të vitit 2015 me arsyetim se „..se detyra gazetarit kërkon të jetë apolitik“.

Ndërsa edhe pse ky medium posedon liçensen e transmetimit në valet e Radio-s, Drejtori i saj nuk e ka aktivizuar kurrë këtë studio përshkak se nuk kishte përfitime të mira dhe si e tillë ka shërbyer më shumë për mbledhjen e parave përmes “projekteve” të financuar ndërkombëtarët. Mos funksionimi i Radio Aldi-t gjë që nuk përfillet me kontraten, nuk është sanksionuar kurrë nga organet republikane. TV Aldi në çdo „Pseudokumtesë“ kërkon nga organet e pushtetit lokal drejtësi morale, gjë që është shumë e drejtë dhe me të pajtohen të gjitha mediat në Preshevë; por a thua a do të të jap drejtori i TV Aldit Isuf Mehmeti përgjegjësi morale dhe të ndalojë të keqpërdorë buxhetin e komunës në rastet eklatante që i pasqyruam? /presheva.com/pdsh-tvaldi

Deklarata e drejtorit të Aldit për medie ku jep dorëheqje nga të gjitha funksionet e PVD-së me datë 30 dhjetor 2015

SHPËRNDAJE