Kanoçet me ajër të pastër kanë dalë në shitje në Kinë, pasi vendi po njeh një nga ndotjet më të mëdha të ajrit në histori.

Chen Guangbiao, që ka bërë një pasuri të madhe me biznesin e riciklimit dhe është një filantropist i njohur, po shet kanoçe me ajër të pastër. Ai ka bërë me dije se ka shitur 10 milion kanoçe gjatë dhjetë ditëve të fundit, ndërkohë që niveli i ndotjes është ngritur.

Megjithatë biznesmeni u ka kërkuar autoriteteve që të bëjnë më shumë për të mbajtur të pastër mjedisin.

“Dal jashtë dhe ec për 20 minuta. Më pas fyti më dhemb dhe më merren mendtë,” tha ai.

44 vjeçari ka një pasuri që përllogaritet në 740 milion dollarë.

Një kanoçe me ajër të pastër kushton 80 cent.



SHPËRNDAJE