(AIK-Presheva Jone)

Është hedhur shorti i të tetës së finales për ligën e kampionëve dhe shorti I cili është hedhur si tradicionalisht në Zhurich të Zvicrrën sot prej orës 12:00 I ka përballur këta kundërshtarë”

 

 

Reali I Madridit përsëri do të këtë përballë kockën e fortë që mban emrin Lyon e cila viteve të fundit ka qenë një mace e zezë e vërtetë për klubin madrilèn ndërkohë që Barcelona do të vihet përballë Arsenalit të Arsen Venger I cili para hedhjes së shortit deklaroi se nuk I frikësohemi as kujt.

Chelsea duhet ta ketë një punë të lehtë kundër Kophenhagenit,ndërkohë që Manchester United do të vihet përpara Olimpikut të Marseilles.

Roma do të vihet përballë Shahtarit ndërkohë që Milani I Ibrahimovicit do të ketë përballë Totenhamin e Bale.

Valencia do të këtë përballë Gjermanët e Shallkes së Raulit,përderisa Inter Milano do të ketë punë mjaftë të vështirë pasi që do të jetë sikur një përsëritje e finales kundër Bayernit.

 

Takimet e para do të luhen më:

15/16 shkurt dhe 22/23 shkurt


Ndërsa ato të kthimit:

8/9 mars dhe 15/16 mars

 

SHPËRNDAJE