Debati i sotëm në T7 në të cilin u diskutua për Federatën e Fubollit të Kosovës ka ngjallur reagime të shumta. Disa prej panelistëve në këtë debat hodhën dezinformata, fyerje e akuza të rënda e pa fakte ndaj shumë personaliteteve e institucioneve. Analisti sportiv Alban Lumi nëpërmjet një postimi në Facebook u ka bërë thirrje të tillëve që të ndalen së vjelli vrerë ndaj futbollit të Kosovës.

Postimi i Lumit në FB pa ndërhyrje:

Mjaft vjellët vrerë o “eksperta” të ⚽️

Është më se katastrofale kur bëhen bashkë disa që deri dje janë fye e kritiku në mes vete e befas i mbledhin “fishekët” dhe i drejtojnë ndaj institucioneve të larta siç është FFK e RTK, mandej nuk kursejne TV tjerat si Dukagjini, duke e quajtur profesional vetëm TV-në i cili iu ka dhënë hapësirën. Zhgënjyese me i pa se si zyren ndaj të gjithëve e në fund edhe në mes vete. E kanë një qëllim: Kapjen e FFK-së.

SHPËRNDAJE