Bruksel, 23 prill -Në kuadër të zgjedhjeve Evropiane, Belge dhe Rajonale jane edhe 3 kandidatë shqiptare qe pretendojne te jen deputetë për Rajonin e Brukselit me Habibe Duraki, Avni Gjanaj dhe Qëndresa Gërlica. Luiza Duraki eshte nje kandidate tjer potenciale në nivelin e Parlamentit të Belgjikës në nje nivel me te larte, njofton agjencia e lajmeve “Presheva Jonë”

 

Kush eshte kandiatja per parlamentin belg Duraki Luiza?

Duraki Luiza, 24 vjeçare, e lindur ne Haraçine ( Shkup). Ajo erdhi ne Belgjike e moshen 5 vjeçare. Luiza eshte kandidate me numer 12 ne nivelin e Parlamentit te Belgjikes. Luiza ka studiuar drejtesine ne Universitetin e Lire te Brukselit. Ajo ka punuar ne gjykatesin e tregtise ndersa tani punon ne Pallatin e drejtesise. Ajo deklaron se drejtesine e ka pasion, eshte ambicioze per t’u ngjitur ne Shkallet me te larte te profesionit te saj. Luiza Duraki eshte pjese e ekipit te formuar nga deputi i Brukselit Amet Gjanaj.

Me 26 maj ne kuader te zgjedhjeve belge, une do te kem nderin te ju perfaqesoj ne nivelin e Parlementit te Belgjikes. Nese marr mbeshtetjen te gjithe shqiptare ne Bruksel, per here te pare ne te gjithe historine te komunitetit tone do te kene nje prej tyre si deputete e Belgjikes.

Votone Luizen numer 12, nese duani te keni nje shqiptare ne Pralamentin Belg

“Në partinë time jemi 5 kandidatë që jemi bashkuar për një fushatë gjithëpërfshirëse dhe për të përfaqësuar komunitetin në të gjitha nivelet e mundshme, jemi si të thuash “Kombëtarja zgjedhore”, thote znj. Luiza Duraku për agjencine e lajmeve “Presheva Jonë”

Mësojme se ne krye të këtij ekipi dhe strategjie është zoti Amet Gjanaj, i cili është dhe kandidati numër 6 për zgjedhjet për Parlamentin Evropian; aktualisht ai është deputet i Parlamentit të Brukselit dhe Nënkryetar i Komunës Molenbeek. Kurse për Parlamentin e Brukselit garojnë 3 kandidatë, Habibe Duraku me Nr. 35, Avni Gjanaj Nr.40 dhe Qendresa Gerlica me Nr.47. Kjo strategji e bashkimit të fuqive është hartuar nga deputeti Amet Gjanaj dhe besoj se do të fuqizojë përfaqësimin e shqiptarëve në të gjitha nivelet.

“Premtoj se do jap maksimutin tim do te shfrytezoj gjith energjite e mia pozitive dhe gjithe nivelin tim arsimor dhe kulturor do ta perdor per shperblyer komunitetin shqipetar te gjithe trojeve tona te vuajtura…” thote në fund znj.Luiza Duraki.

 

SHPËRNDAJE