Shqiptaret e Luginës së Preshevës, jo rrallë herë kanë mbetur pas dore nga Tirana edhe nga Prishtina, pasi askush nga dy kryeqytetet shqiptare nuk është që interesohet seriozisht për ta.

Kjo po ndodh edhe në kohën e pandemisë, përballjes me koronavirusin, ku shqiptarët e Luginës janë në mëshirë të fatit, pasi nuk kanë ndihmë nga askush që të përballin me virusin që ka trazuar gjithë botën.

Shaip Kamberi, kryetar i Bujanocit, ka thënë për Reporteri.net se edhe komuna që udhëheq sikurse shumë mjedise tjera në rajon, po përballet ma masat e shumta mbrojtëse në luftë kundër virusit Covid 19.

I pyetur se a i kanë dalë sadopak në ndihmë, Kosova apo Shqipëria, Kamberi ka treguar se askush nuk është interesuar për shqiptarët e Luginës.

“As nga Kosova e as nga Shqipëria nuk kemi ndonjë paralajmërim të ndihmës eventuale që do të dërgohet për komunat e tona të cilat, po përballen me gjendjen e rëndë të shkaktuar nga Pandemia”, ka thënë Kamberi për Reporteri.net.

Kamberi tregon se Qeveria e Serbisë nuk ka bërë ende ndonjë plan për t’i dale në ndihmë Luginës për tu përballur me koronavirusin.

“Edhe pse janë paralajmëruar disa masa konkrete me qëllim të zbutjes së gjendjes së rëndë që ka shkaktuar Pandemia, Qeveria e Serbisë, Akoma nuk ka paraqitur ndonjë plan konkret për të ndihmuar komunat e pazhvilluara sikurse është Bujanoci, Presheva dhe 40 komuna tjera nëpër Serbi”, ka deklaruar ai.

Ai tregon se në komunën e Bujanovit është shënuar një rast i dyshuar, por jo raste tjera as në Bujanc, as në Preshevë dhe as në Medvegjë.

Kamberi thotë se një grua 74 vjeçare që ishte e shtruar për mjekim në spitalin e Nishit për zemër në testin që i ishte bërë kishte dale negative, por që e njëjta më pas kishte vdekur.

“Në komunën e Buanocit kemi vetëm një rast të dyshuar për infektim me virusin Covid 19. Është fjala për një grua nga fshati NAsalcë i Komunës së Bujanocit e cila isjte shtrirë në spitalin e Nishit. Në testin e parë që iu është bërë me të shtrirë në spital, pacientja ka dalë negative në testin e virusit. Ndërkohë gjendja e saj është keqësuar dhe ajo ka ndërruar jetë. Në informacionit e marrë nga autoritetet e spitalit thuhet se dyshohet për infeksion me Covid 19”, ka thënë Kamberi.

SHPËRNDAJE