Preshevë, 28 maj  -Kriminelin serb të luftërave në Kroaci, Bosnje dhe Kosovë, Zheljko Razhnatoviq Arkan, i vrarë në fillim të viteve 2000 në Beograd, të gjithë e njohim, por nuk e dinim një detaj, që nëna e tij, para se të martohej me babain serb të tij, ishte e martuar me një shqiptar të njohur, njofton agjencia e lajmeve “Presheva Jonë”

Nëna e Arkanit, Slavka Josifoviv, para se të martohej me Velko Razhnatoviqin, ishte e martuar me luftëtarin partizan shqiptar, Meto Bajraktari, i cili u be dhnder i shkive (ket fjale e prdorim pasi edhe emdiat serbe  eperodsrin fjalne fyese “siptari”. Per ket e kemi paralajmeruar edhe OSBE-ne se edhe shqiptaret mund te marrin “mesim” Serbinë) ishte vrarë nga bashkëpunëtorët e anti-fashistëve në vitin 1943, gjatë luftës nacionalçlirimtare, shkruan agjencia  e lajmeve “Persheva jonë”

Këtë detaj e ka bërë të ditur në rrjetet sociale, publicisti Shkëlzen Gashi, duke cituar librin “Meto Bajraktari: Rruga e Jetës dhe Vepra Revolucionare”.

 

Emrin “Meto Bajraktari”, vazhdon ta mbajë ende një shkollë fillore në Prishtinë

ImageEmrin “Meto Bajraktari”, vazhdon ta mbajë ende një shkollë fillore në Prishtinë.

“Ai që e ka vra Meto Bajraktarin në vitin 1943 e ka bërë një dëm shumë më të madh se vrasja e një personaliteti të veçantë të Kosovës, sepse disa vjet pas kësaj vrasjeje, ish-gruaja e Meto Bajraktarit, Slavka Josifoviq, u martua me oficerin Velko Razhnatoviq, me të cilin lindi një djalë, Zheljko Razhtnatoviq, i cili gjatë viteve 1990, i njohur me nofkën Arkan, kreu krime të tmerrshme në Bosnje, Kroaci e Kosovë”, shkruan Gashi.

Ai, tutje thotë se informata se Slavka Josifoviq ka qene gruaja e Meto Bajraktarit gjendet në librin e Millorad Vaviq “Metro Bajraktari: Rruga e Jetës dhe Vepra Revolucionare”.

Gjithashtu dihet se Arkan ka lindur në Prishtinë, dhe një kohë edhe ka jetuar në kryeqytetin e Kosovës, edhe gjatë kohës kur kishte themeluar grupin e tij famëkeq të quajtur “Tigrat e Arkanit”, me të cilët kryente krime në vatrat e luftërave në ish-Jugosllavi.

SHPËRNDAJE