Lidhjet Rajonale të Futbollit të Gjakovës, Mitrovicës e Ferizajt po ashtu kanë treguar unitet dhe mbështetje ndaj FFK-së në procesin e licencimit, teksa i kanë quajtur të pavërteta lajmet për moslicencim nga MKRS, në reagimet e tyre të postuara në Facebook.

Reagimi i plotë i LRF Gjakovës:

Lidhja Rajonale e Futbollit e Gjakovës, njofton opinionin e gjerë futbolldashës, se me indinjim dhe shqetësim të madh është duke I përcjell lajmet e pavërteta në lidhje me gjoja moslicencimin e FFK-së. LRF e Gjakovës sqaron opinionin futbolldashës dhe klubet që të qëndrojnë të qetë sepse FFK është në rrugën e drejtë për licencim në MKRS. Ne si LRF e Gjakovës jemi të renditur me të gjitha Lidhjet Rajonale të Futbollit të Kosovës në idenë e rregullsisë së FFK-së dhe do të jemi unik dhe të vendosur në rrugën tonë të përbashkët drejt zhvillimit të mëtejmë të futbollit në Kosovë.

Me respekt,

LRF e Gjakovës

Reagimi i plotë i LRF Ferizajt

LRFF është indinjuar me lajmin e rrem që është duke qarkulluar në disa media, gjëja kinse FFK nuk e ka marr licensimin.

Federata e Futbolli të Kosovës me qetësi ju bënë thirrje të gjitha klubeve dhe shkollave të Futbollit të rrin të qetë sepse FFK është në rrugë në procesin e licensimit dhe kjo do të ndodhë ditëve në vazhdim.

FFK ka dorëzuar të gjitha materialet në MKRS dhe presim për vendimin e Ministris.

Njëkohësisht kërkojmë nga Komisioni i licensimit  që të vëzhgoj me kujdesë trajtimin e dokumentacionit.

Gjersisht Federata dhe të gjitha klubet si pjesë e LRFF-së, jemi të bashkrenditura me Lidhjet Rajonale tjera të FFK-së, që të përkrahim klubet dhe FFK-në me iden dhe projektin e licensimit dhe kushdo që shkruan në media apo grupet e interesave nuk kan të bëjnë me FFK-në dhe klubet tona. FFK është në rrugë të drejt në zhvillimin e Futbollit të Kosovës

Me respekt LRF-Ferizaj

SHPËRNDAJE