LPD e drretjtuar  nga Jonu Musliu, kryerat i Kuvendit Kmounal të Bujanocit përgëzon dhe justifikon aksionet e fundit të institucioneve kosovare dhe trupave të NATO-s në veri të Kosovës i cili hap ka dhënë grush të fortë veprimeve ilegale dhe grupacioneve kriminale serbe në Mitrovicë dhe rreth saj, njofton agjencia informative „Presheva Jonë“

Bujanoc, 1 gusht / AIK-Presheva Jonë

     Kryesia e Lëvizjes së Progresit Demokratik, mbështet institucionet shtetërore të Kosovës për shtrirjen e shtetësisë në çdo kënd të vendit të tij. Kosova e dëshmoi në mënyrë shtetërore intervenimin në Mitrovicë, duke treguar para ndërkombëtarëve dhe vendorëve se është e denjë ta qeverisë vendin në kuadër të mëvetësisë së saj, njofton agjencia informative „Presheva Jonë“

     LPD përgëzon dhe justifikon aksionet e fundit të institucioneve kosovare dhe trupave të NATO-s në veri të Kosovës i cili  happka mbyllë dyert veprimeve ilegale dhe grupacioneve kriminale serbe në Mitrovicë dhe rreth saj. Ky është një veprim krejt në harmoni me Kushtetutën e Kosovës e cila është garantuese e shtrirjes së pushtetit në suaza të kufijve shtetëror.

    LPD, gjithashtu, e konsideron të ligjshme dhe demokratike integrimin e serbëve të Mitrovicës te institucionet shtetërore të Kosovës nga se në këtë mënyrë ata do t’i sigurojnë vetes një perspektivë të shëndoshë evropiane politike dhe ekonomike, kurse kerkojmë nga Beogradi që mos t’i nxis grupacionet kriminale të sërbëve për të krijuar destabilitet dhe konfuzitet midis Prishtinës dhe Beogradit.

    Bashkësia ndërkombëtare e veçmas aleatët e Kosovës: Amerika dhe Bashkimi Evropian – të stimulojnë dhe të avancojnë dialogun teknik mes dy shteteve fqinje, ngase asnjë prej faktorëve ndërkombëtarë deri tashti nuk ka folur ndryshe përveçse për një dialog teknik ku do të trajtojë çështjet praktike midis dy shteteve të pavarura – Kosovës dhe Serbisë.
LPD, kërkon nga Qeveria e Kosovës, që me veprime konkrete të pengoj strukturat paralele dhe ekstremistët në veri dhe të zbatoj në praktikë reciprocitetin midis serbëve të Kosovës dhe shqiptarëve të Luginës të Preshevës.

SHPËRNDAJE