Sivjet bushen 19 vjet që kur qe kanë zbarkuar trupat e para të këmbësorisë së NATO-s, ndërsa ka nisur largimi i forcave serbe nga Kosova, duke i dhënë fund kështu regjimit kriminal ne Kosovë.  “Thuani falemnderit Rugovës dhe Amerikës qe ju cliruan!..” i kishte thene Lordi Robertson  gazetarit te agjencise së lajmeve “Presheva jonë” kur ishe ne kre te NATO-s. NATO në Kosovë do të qëndorjë deri atëherë kur popullata e Kosovës ka nevojë për ta dhe kur siguria nuk është kontestuese..”

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është portretizuar si lider i frikshëm i një shteti të vogël nga lordi George Robertson, sekretar i Mbrojtjes i Britanisë në vitet ‎1997-1999 dhe sekretar i Përgjithshëm i NATO-s gjatë viteve ‎1999-2003.
Në librin “New State, Modern Statesman: Hashim Thaçi – A Biography” të dy redaktorëve të famshëm të gazetës “Times”, i cili përmban edhe opinione të figurave të rëndësishme botërore, ish-sekretari i NATO-s ka thënë se Hashim Thaçi ka qenë në epiqendër të dramës së Kosovës.

 

Ish-sekretari i NATO-s, George Robertson, me prejardhje shqiptare

Résultat de recherche d'images pour "nefail maliqi robertson"Ish-sekretari i NATO-s, Lord George Robertson, i cili po qëndron në një vizitë të shkurtër në Kosovë, ka bërë publike një zbulim të cilin as vet ai nuk e ka ditur kur ka ndërhyrë në Kosovë. Robertson ka thënë se në bazë të një testi të ADN-së, ka dalë se një përqindje e gjeneve nga ana e babait janë shqiptare.

Ish-sekretari i NATO-s, zbuloi se nuk ka qenë në dijeni për këtë sa ishte sekretarë i NATO-s, mirëpo, ky fakt e lidh edhe më shumë me Kosovën.

Gjatë bisedës së tij me studentët, Robertson ka folur me admirim për të arriturat e shtetit të Kosovës që nga viti 1999 deri sot. Ai gjithashtu foli për disa momente shumë të rëndësishme që çuan drejt intervenimit të NATO-s në Kosovë, duke e përsëritur thënien: “Serbët jashtë, NATO të intervenojë, refugjatët të kthehen në shtëpi” (“Serbs out, peacekeepers in, refugees back”).

Gjatë ligjëratës me studentë, Robertson nuk la pa folur edhe për përgjegjësinë e rinisë kosovare, duke kërkuar nga ata që të jenë më vigjilentë dhe më këmbëngulës në përmirësimin e jetës në vend. Ai kërkoi nga të rinjtë që të ardhmen ta ndërtojnë në Kosovë dhe jo përmes migrimit në vendet perëndimore.

“Mund të ikni dhe ta varfëroni vendin, apo mund të qëndroni dhe ta ndërtoni shtetin tuaj”, tha Robertson, raporton Koha.net.

Në fund, Lordi Robertson tha se gazi lotsjellës dhe dhuna ndaj ndërtesave të institucioneve nuk është zgjidhje. Ai gjithashtu tha se është përgjegjësi e politikanëve kosovarë që të parandalojnë korrupsionin nëse dëshirojnë që ky vend, me miq të shumtë nga e gjithë bota, të përparojë dhe të integrohet në BE dhe NATO

SHPËRNDAJE