topMesfushori kosovar, Valon Berisha pritet të largohet nga skuadra e tij aktuale, Red Bull Salzburg.

Pas pesë stinorëve të suksesshëm, Berisha është i gatshëm për të bërë një hap më të madh në karrierën e tij.

Mediat austriake kanë shkruar se e ardhmja e kosovarit pritet të jetë kampionati anglez Premierligë.

Është skuadra e sapo ngjitur në elitën e futbollit anglez, Brighton Albion e cila ka shprehur interesim për transferimin e Berishës.

Reprezentuesi i Kosovës, ka shënuar shtatë gola dhe ka dhuruar 10 asistime në Bundesligën austriake.

Për ta bindur Salzburgun të heqë dorë nga ylli i tyre, Brighton ëhtë e gatshme të shpenzojë rreth pesë milionë euro.

Para se të transferohej në Salzburg, Berisha ka qenë pjesë e skuadrës norvegjeze Viking.

Berisha u shpall lojtari më i mirë nga Federata e Futbollit të Kosovës për vitin e kaluar.

Valon Berisha

SHPËRNDAJE