Lionel Messi është shpallur si “Organizuesi më i mirë i vitit 2016” nga IFFHS, Federata Ndërkombëtare e Historisë dhe e Statistikës së futbollit Sulmuesi argjentinas që luan me Barcelonën ka grumbulluar 172 pikë, duke lënë pas shokun e skuadrës Andres Iniesta me 66 pikë (fitues në vitin 2012)

 

Ndërsa në vendin e tretë u rendit gjermani i Real Madrid, Toni Kroos me 45 pikë (fitues në vitin 2014).

 

Jashtë podiumit mbeti një tjetër gjerman, Mesut Ozil, që luan me Arsenal, ndërsa Neymar, shoku i skuadrës së Messi, u rendit në vendin e 12-të.

 

Për Messin, ky është një rikonfirmim i këtij trofeu, të cilin e ka fituar edhe një vit më parë, por me 29 pikë më pak. Nga viti 2008 e deri më sot, këtë trofe e kanë fituar vetëm lojtarë të Barcelonës.

 

SHPËRNDAJE