Kryetarja e degës së PVD’së në Preshevë, Ardita Sinani si pjesdemarrese e  Konferencës mbarëshqipëtare me moton “Roli i Shqipërisë në promovimin e interesave kombëtare të shqiptarëve në hapësirën e Ballkanit perëndimor”  ne Tirane tha se “Serbia duhet lejuar flamurin shqiptareve ne Lugene e Presheves sikur Prishtina flamurin serbe ne Kosovë,  shkruan agjencia e lajmeve “Presheva Jonë” nga Tirana.


Këto deklarata ajo i bëri në Konferencën Mbarëkombëtare të mbajtur në Tiranë.

“Serbia po realizon spastrimin në heshtje ndaj shqiptarëve. Shqiptarëve e Luginës së Preshevës sidomos pas shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, janë peng i raporteve jonormale dhe konfliktit të ngrirë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, ka thënë Sinani.

Dikur ne Presheve, mes qytetit valaviste flamuri kombëtar, nder sot jo?! Serbia po realizon spastrimin në heshtje ndaj shqiptarëve

Të nderuar pjesëmarrës, kam kënaqësinë dhe nderin të prezantoj sot në këtë konferencë mbarëkombëtare e cila do të trajtojë problemet e shqiptarëve në hapësirën e Ballkanit Perëndimor, në të cilën shpresoj që shqiptarët e Luginës së Preshevës të kenë prioritetin e trajtimit nga shteit shqiptar.

Kjo jo vetëm për arsyen se unë vij nga ai rajon, por që tani e shumë kohë është botërisht e njohur se pakica shqiptare në Serbi përballet me diskriminim permanent shtetëror. Lugna e Preshevës edhe pse gjendet në pozitën më të mirë gjeostrategjike, mungojnë investitorët e huaj.

Beogradi zyrtar të njëjtëve i preferon qytetet dhe qendrat larg Preshevës, Bujanocit e Medvegjës. Nuk i subvencionin bizneset vendore. Shkalla e papunësisë është 70%. Është rajoni më i pazhvilluar ekonomikisht në Serbi. Përfaqësuesit politik të shqiptarëve nga Lugina në mëyrë konsistente kanë kërkuar që të jenë të integruar në institucionet shtetësore siç janë gjykatat, policia, doganat, zyra e tatimeve e të tjera proporcionalisht me pasqyrën etnike  të banorëve të këtyre komunave.

Në periudhën e pas konfliktit të armatosur në Luginë të Preshevës, atëherë kur fokusi i institucioneve ndërkombëtare ishte më i madh se zokanisht, shteti serb për shkak edhe të presionit të tyre kishte nënshkruar disa marrëveshje me të cilat parashihej integrimi i shqiptarëve në të gjitha intitucioneve shtetërore, por edhe realizimi i të drejtave elementare që e njeh çdo konventë ndërkombëtare siç është përdorimi zyrtar i simboleve, përdorimi i gjuhës dhe shkrimit shqip.

Mirëpo, këto marrëveshje sot e kësaj ditë janë tepër larg realizimit. Në të kundërt, gjatë periudhës në vazhdim Serbia jo që nuk realizoi marrëveshjet e nënshkruara me ndërmjetësim të institucioneve ndërkombëtare, por nga Presheva e Bujanoci largoi totalisht institucionet gjyqësore, tatimore, u rrit diskriminimi shtetëror, shpërngulja masive.

Serbia po realizon spastrimin në heshtje ndaj shqiptarëve. Shqiptarëve e Luginës së Preshevës sidomos pas shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, janë peng i raporteve jonormale dhe konfliktit të ngrirë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Prandaj Lugina kërkon të jetë pjesë e bisedimeve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Kërkon të  respektohet vullneti i popullatës shqiptare i shprehur me referendumin e 1 dhe 2 marsit të vitit 1992. Ky rajon çdo ditë e më shumë po zbrazet nga të rinjtë të cilët pikërisht për shkak të diskriminimit të vazhdueshëm, mos njohjen e diplomave, mos hapjen e vendeve të punë dhe të gjitha rrethanave të reja.

Në anën tjetër, Serbia po vazhdon rrugëtimin e vet drejt integrimeve europiane edhe duke qenë aq diskrimunese ndaj pakicës shqiptare. Këtë konferencë dua ta shoh si një nismë  të mbarë që republika e Shqipërisë në bashkëpunim me atë të Kosovës, çështjen e Luginës së Preshevës t’a vendosin në priotiet mbi të gjitha të tjert, pikërisht për shkak të degradimit të skajshëm të polzitës së shqiptarëve në luginë.

Duke e ngritur këtë çështje te faktori ndërkombëtar e sidomos te SHBA’të. Të jeni edhe zëri jonë. Njëkohërisht uroj që ky do të jetë rasti i fundit në të cilin do të evitentohen problemet e shqiptarëve në Luginën e Preshevës, me shpresë që në takimet e ardhshme të kësaj natyre të diskutohet më shumë. Atë që e uroj më shumë është që unë dhe çdo shqiptar i Luginë sështë që në një të ardhshme të afërt t’i jemi të bashkangjitur Kosovës.

SHPËRNDAJE