L’image contient peut-être : 2 personnes, dont Sami Salihu, costumeTiranë, 25 nentor -Nje dlegacion nga spektri politik i Luginës së Preshevës te prire nga kryetari i Kuvendit Komunal te Presheves Sami  Salihu sot ishin pjese e Konferencës mbarëshqipëtare me moton “Roli i Shqipërisë në promovimin e interesave kombëtare të shqiptarëve në hapësirën e Ballkanit perëndimor” ku u be fjale edhe për shqiptaret e Lugines se Presheves, njofton gazetari i agjencise se lajmeve “Presheva Jonë” nga Tirana.

Salihu falenderon angazhimin e Tiranes për Luginen e Preshevës 

Gjate qendrimit ne kryetari i Kuvendit Komunal te Presheves Sami  Salihu në Tiranë ka akuar shefin e diploamcise shiptare Gent Cakaj. z.Salihu ka faldneruar ministrin per intersimin e  ti dhe qeverise shiptare për hallet e shiptareve ne Medevegjë, Bujanco dhe Preshevë.

Nga ky takim me minsitin Cakaj dhe autoritet tjera shiptare z.Salihu ne Tirane ka shpalosu gjendjen, problematikën por edhe zgjidhjet e mundura e të duhura për qyetetret e  Luginës.

“Paraprakisht i rikujtova shtetit tonë amë, por edhe përfaqësuesve të Republikës së Kosovës sfidat që kemi kaluar së bashku nga vitet e ’90 e deri më sot, e me një qëllim të vetëm, bashkimin në një trung të vetëm të shqiptarëve në familjen europiane. Gjithashtu u rikujtova dhe obligimin kushtetues që ka mëmëdheu ynë, Republika e Shqipërisë, ndaj shqipëtarëve të trojeve por edhe kërkova një qasje sa më pozitive dhe reciproke ndaj nesh nga ana e Republikës së Kosovës..” ka dekalruar kyreari i Kuvendit z.Salihu për agjencine e lajmeve “Presheva Jonë” pas takimit me ministirin shqiptar. 

Po ashtu sipas z.Salihu “në Tiranes konkluduam që është një rrugë e gjatë dhe me sakrifica, por i bindur që kjo konferencë ishte e para që tregoi një hap konkret për koordinimin dhe bashkërendimin e faktorit shqipëtar në Ballkanin Perëndimor.”

SHPËRNDAJE