NJOFTIM

Partia Demokratike Shqiptare

 

Prishtinë,6 mars /AIK-Preshecva Jonë


Një ditë para se të mbahet seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Republikës së Kosovës, kryetari  i Partisë Demokratike Shqiptare z. Ragmi Mustafa me bashkëpunëtorë  gjatë ditës së sotme (e dielë), pati takime lobimi me deputë të PDK-së, AAK-së, Lëvizjes për Bashkim dhe Lëvizjes Vetëvendosje.

Takimi kishte karakter të lobimit rreth qëndrimeve në sencën e nesërme të Parlamentit të Kosovës ku iu është sqaruar problemet që ballafaqohet Kosova Lindore përkatësisht Presheva Bujanoci dhe Medvegja. Në këto takime janë prezantuar dokumentet kyçe që janë dalë nga popullata shqiptare e kësaj treve që nga Referendumi i 1 dhe 2 Marsit 1992, Lufta e armatosur e ish-UCPMB-së nga e cila doli dhe Marrëveshja e Konçulit ku nënshkrues i së cilës ishtë z. Piter Feit dhe Platforma Politike e 14 Janarit 2006. Takimi pati mirëkuptim nga parlamentarët e subjekteve të lartëcekuar dhe janë  dakorduar që në rezolutën që pritet të miratohet nga Parlamenti i Kosovës të parashohin problemet e vazhdueshme që ka mbretëruar dhe po mbretërojnë në Kosovën Lindore me ç’rast dhe është arsyetuar qëndrimi  se duhet që në bisedimet që pritet të ndodhin në mes të Republikës së Kosovës dhe të Serbisë të jetë temë e këtyre bisedimeve çështja e shqiptarëve në Kosovë Lindore.

Preshevë

06.03.2011                                                                         Shërbimi për informi i PDSH-së

SHPËRNDAJE