????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????Beograd, 12 tetor  -Në kuadër të Forumit  në Begradit që po mbahet në kryeqytetin serb, përfaqësuesit shqiptarë nga Lugina e Preshevës nesër do të zhvillojnë një takim kryeministrin shqiptar Edi Rama, njofton agjencia e lajmeve “Presheva Jonë” duke ju refuar burimeve  te saja diplomatike.

 

Liderët e Preshevës: Shkojmë në Beograd ta takojmë kryeministrin tonë Edi Rama!

Siq është raportuar, në kuder te Forumit në Beograd neser Edi Rama do të takohet për të gjashtën herë (në Beograd, Tiranë, Bruksel..)  me homologun e tij serb Aleksander Vucic. Krahas temave të larmishme si për  marrëdhëniet  shqiptaro-serbe në stabilitetin e Evropës Juglindore, në epiqender te bisedimeve gjate kesaj konference ne Beograd do të biesdohet edhe  mbi dialogun per normalizmin  e marëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, te cilat maredhënie u c’normalizuan pas burgosjes së shefit të policisë Nehat Thaci dhe ështjes së Trepcës. bashkë me telekomunikacionit (kodit) si dhe diskriminimi i shqiptarëve në Lugiën e Preshevës.

Sa i përket ceshtjes së fundit, kësaj radhe kryeministri shqiptar Edi Rama dhe liderët e Lugines se Presheves kanë zgjedhur kryeqytetin serb Beogradin për t’u takuar e biseduar, qytetet ky i cili  për lideret e Preshevës konsiderohet edhe qendër kryesore prej nga rrjedhin të zezat  e shqiptarëve në Luginën e Preshevës, pra krizat dhe diskrimnimi i shqiptareve etnik ne Kosovën Lindore apo Serbine Jugore siq e quajnë mediat serbe.

“Nesër jemi në Beograd për ta takur kryeministrin tonë Edi Rama, me të cilin kemi cfarë të bisedojmë.”, kane pohuar sot liderët nga Kosova Lindore për agjencineëe  lajmeve  “Presheva Jonë” duke shtuar se “Nga Rama do të kërkojme ta na ndihmojne në gjitha sferat, ashtu siq ka të drejtë Vucic te interesohet dhe përkujdeset për serbët në Kosovë e Shqipëri ashtu edhe Edi Rama dhe Isa Mustafa duhet te interesohen e përkujdesen për shqiptarët në Luginë!..”

deputtDeputeti i vetëm shqiptar në Parlamentin serb në Beograd Fatmir Hasani ka deklaruar për agjencine e lajmeve “Presheva jonë” se “nga takimi i nesërm mes Rama dhe Vucic ne Beograd presim që dy kryeminisrat do te diskutojne  jo vetem mbi bashkepumimin dhe marëdhëniet me Tiranën, por edhe per situatën e rëndë në Luginë ku shqiparet me vite tëra ndihen te diskriminuar.  Harresa e Tiranës dhe Prishtines për shqiptaret jashtë vendeve te tyre shtetërore, duket se jemi bërë  viktime e marëdhënive të brishta me Beogradin. Prandaj nesër nga Edi Rama në Boegrad shqiptaret e Lugines presim me  shumë mbeshtetje nga shteti ynë amë”

 

Për vizitën e Edi Rames ne Beograd edhe kryetari i KKSH-së Jonuz Musliu kesaj radhe pret shumë “Presienti, kryeministrira e ministra të Kosoves shkojnë e vijne, takohen e shtrengojnë duart me kryeministrin serb  Vucic, cofte ne Bruksel apo samite tjera nderkombëtare, cudi kurre nuk permendin kurrënjeherë shqiptaret e diskrimunuar ne Luginen e Preshevës. Siq dihet,  situata tek ne  ështe  e brishtë, ku popullata jonë jeton as në luftë e as në paqë, të rrethuar nga policia, ushtria e xhandermeria, të ballafaqur me politika diskriminuese dhe premtime te rreme si nga Beogradi ashtu edhe nga Prishtina,  per tekstet ashtu edhe per diplomat?! Na muarën pushkët, duke na premtuar dialogun, por mbetëm  ttë tradhtuar, sepse sot e kësaj dite mbetëm as pa pushkë as pa dialog?! Vec kesaj nuk kemi tekste shkollore në shqip, nuk na njihen diplomat, nuk kemi flamur, nuk kemi universitet.. Prandaj nesër nga kreminstri yne shqiptar zoti Edia Rama presim nje angazhim me serioz dhe presion ne qeverise serbe per ndryshuar politikat e Beogradit mbi shqiptaret etnik ne Luginën e Preshevës te cilet konsiderohen  mjedisi me diskriminuar dhe më i pazhvilluar ne ballkan dhe Evropë..” ka thëne kreu i KKSH-së Jonuz Musliu, njeherësh kryetar i Kuvendit të Bujanocit.

Musliu sikur edhe lideret tjere nga Presheva e Bujanoca jane shprehur për “Persheva jonë” se “nesër ne Beograd takojme kryeminstrin tonë Edi Rama. Kryeministër për shqiptarët e Luginës nuk është Vuçiç, por është Edi Rama. Sikur të ishte kryeministër i yni, Vuçiç ai do të na ftonte në takim..”

Sipas burimeve te agjencisë  se lajmeve “Presheva jonë” delagecioni prej 7-te anëtarësh nga Presheva ne takimin me kryeministrin shqiptar ne Beograd do të zhvillohet në hotelin “Hajat” në ora 15-të. Nëse nuk janë të pëqrarë, pjesë e këtij delegacioni  nga Liugina nesër në Beograd pritet të jenë: Riza Halimi, Jonuz Musliu, Shaip Kamberi, Nagip Arifi, Shqipërim Arifi, Ardita Sinani, Florim Sahiti si dhe deputeti i vetem shqiptar ne Parlamentin serb në Beograd Fatmir Hasani etj..

 

 

 

 

SHPËRNDAJE