sevddNGA: SEVDAIL HYSENI

  Selia e re e Qeverisë së Serbisë, përkohësisht, nga Beogradi do të zhvendoset në Nish, me rastin e organizimit të Forum biznesit serbo-shqiptar, në të cilin do të jenë të pranishëm dy kryeministrat: Aleksandër Vuçiq e Edi Rama, me kabinetet e tyre ministrore dhe 300 kompanive vendore dhe rajonale

Siç bënë të ditur mediat serbe, gjatë disa ditëve të punës në Nish, anëtarë të Kabinetit Vuçiq do të diskutojë me bashkëbiseduesit e ekonomisë, bashkëpunimit ndërkombëtar, politikën e tregtisë, por edhe për paqen, stabilitetin dhe marrëdhënie më të mira në rajon.

Lidhur me këtë Forum ekonomik, me karakter ndërkombëtarë, i cili do të filloj më 13  e do të përfundoj, më 19 tetor, për gjashtë ditë rresht, në qytetin e Nishit, të dytin më të madh në Serbi, pas Beogradit, kanë filluar përgatitjet e nivelit të lartë, meqë do të jetë hera e parë që kryeministri Vuçiq, në mënyrë të tillë, organizon punën e tij. Ai, nuk do të ketë hotele të shtrenjta dhe luksoze, por me ministrat e tij do t’i kaloj netët nëpër dhomat e oficerëve ushtarak të Kazermës ushtarake të Nishit.

Kryetari i qytetit nikoqir të Forumit të biznesit serbo-shqiptar, Darko Bulatoviq, i tha “Tanjug”-ut, se bisedimet do të zhvillohen në prani të përfaqësuesve të Bashkimit Evropian dhe ambasadorëve të akredituar në Beograd. Temë bisede në kuadër të këtij Forumi, do të jenë zhvillimi ekonomik, hapja e disa fabrikave të reja, pastaj do të nënshkruhen kontrata protokolare për ndërtimin e kompanive në të ardhmen, vizita e projekteve më të rëndësishme të infrastrukturës, siç është Qendra Klinike e Nishit, e cila duhet të përfundojë vitin e ardhshëm si dhe do të flasin për trashëgiminë kulturore dhe historike.

Një fokus të ngjarjeve qendrore të Forumi të ndërmarrjeve të Serbisë dhe Shqipërisë, do të marrin pjesë mbi 200 kompanive vendore dhe rreth njëqind të tjera rajonale.

Ndonëse akoma nuk dihen të gjitha detajet e agjendës së punës së qeverisë në Nish, kryeministri Vuçiq, kishte paralajmëruar më herët se, ai dhe ministrat e tij do të vizitojnë komunat në Toplicë, Jablanicë, Pirot, Pçinji dhe Qarkut Nishava.

Gjatë këtij turneu diplomatik, gjithashtu, nuk dihet se a do të vizitohen komunat shqiptare në jug të Serbisë – Lugina e Preshevës, të cilat bëjnë pjesë në Rrethin e Pçinjit dhe Jabllanicës.

Si do që të jetë për shqiptarët e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës, të cilat administrohen nga Serbia, është një surprizë e këndshëm, meqë nga ky Forum, do të aktualizohet gjendja e tyre e mjeruar ekonomike, varfëria ekstreme dhe harresa e qeveritare për të investuar në jug të saj, të përbërë nga pakicat kombëtare, siç janë shqiptarët.

Vlen të theksohet se Rrethi i Pçinjit, me shtatë komuna, ku bën pjesë edhe Bujanoci dhe Presheva, gjendet në jug të Serbisë dhe paraqet rajonin më të prapambetur ekonomikisht, në shkallë republike. Dikur, në komunizëm, ky rreth administrativ me qendër në Vranjë, ishte njëra nga qendrat udhëheqëse industriale, sidomos në infrastrukturën e pambukut, duhanit, metaleve etj. Izolimi politik dhe ekonomik disavjeçar, ka rrënuar fabrika politike e kombëtare, duke e kthyer këtë rajon nga më të varfrit në rajon.

Gjithashtu, ky Forum i lartë, me karakter ndërkombëtarë, nuk do të kalojë pa jehonë në Kosovë, Shqipëri e vetë Serbinë, e cila, kohëve të fundit, skena e saj politike, është acaruar pas miratimit të Ligjit për Trepçën, gjigantin ekonomik, në Kuvendni e Kosovës dhe arrestimin e drejtorit të Policisë rajonale të Mitrovicës, Nehat Thaçi, nga autoritetet kufitare të Serbisë.

Kur t’i shtohen këtyre zhvillimeve jo të këndshme dhe të volitshme për skenën politike të Beogradit, të cilës i dhemb zemra për Trepçën dhe përgatitjen e liderëve të “Zajednicës”, serbe për bojkotimin e institucioneve në Kosovë, Forumi biznesor shqiptaro-serb, nuk do të kaloj pa shtrëngime të muskujve dhe “mimikave” të fytyrës.

Po ashtu edhe për palën shqiptare Nishi, apo Naissus-i, ngallë në kujtesën e tyre nostalgjinë për aromën e fryteve të Mollës së Kuqe, e cila figuron në analet e historisë, si vise shqiptare.

Nishin e forumit të biznesit shqiptaro-serb, e njohin edhe ata shqiptarë të cilët e lanë shëndetin nëpër Kazamatet e burgjeve famëkeqe dhe historinë e këngës së dhimbshme të Çanakalasë, kullës së ndërtuar me kafka njerëzish, si trashëgimi kulturore.

SHPËRNDAJE