Dje në Lozanës të Zvicër është organizuar tribunë dhe koncert humanitar për veprën dhe jetën e Ukshin Hotit. Të pranishën në këtë tribunë, ishin edhe dy deputetë të Lëvizjës Vetëvendosje në parlamentit e Republikës së Kosovë, Afrim Hoti dhe Liburn Aliu, njoftonagjencia informative « Presheva Jonë »

 

Lausanne, 1 tetor

 

Masës në tribunëju drejtuan edhe dy deputetët nga Kuvendi i Republikës së Kosovës z. Liburn Aliu dhe Afrim Hoti. Z.Hoti në fjalimin e tij u pëqëndruar në raportet që aj pati me Ukshin Hotin, si vëlla, por edhe për fillimet e tij në aktivitetet politike. Gjithashtu ai foli edhe për rëndësinë e rikujtimit të veprës së Ukshin Hotit në mënyr që filizofija politike e tij të mos harrohet, edhe pse klasa politike qysh prej pas luftës, nuk ka bë asgjë për fatin e tij sikur edhe për fatin e shumë të zhdukurve të tjerë.

 

Pos mysafirëve nga Lëvizaj « Vetevendosje «  qendër nga Prishtina, të pranishmëve në tribunë ju drejtua edhe kryetari i Vetevendsojes në Zvicër, z.Mujë Shala, i cili foli për veprën e Ukshin Hotit dhe rëndësiën e saj sot në këto momente, kur Kosova është është në pozita të jo favorshme dhe më negociatat politike që po pregaditen për veriun e vendit.

 

Kurse deputeti Liburn Aliu, u ndal tek momentet kur aikishte qëndruar me Ukshin Hotin në burgun e Dubravës por sidomos, për qëndrimet dinjitoze dhe rezistencën e tij edhe në momentet më të vështira të vuajtjeve në Dubravë. Z. Aliu foli edhe për aktivitetin dhe filozofiën politike të Ukshin Hotit, dhe rëndësinë e ruajtjes së këtij vizionit dhe konceptit politik, sidomos të së drejtës për vetëvendosjës në trevta e ish-Jugosllavisë artificiale, dmth jo vetem në Kosovë por edhe në Luginë të Preshvës e vise tjera…

 

Përfaqësuesi i pikës së Lozanës, Vehbi Kryeziu, foli për rëndësiën e ruajtjes dhe transmetimin e veprës së Ukshin Hotit, te brezat e reja, dhe sidomos për ribotimin e veprave të tij dhe rileximin e tyre. Sepse shumë gjëra me të cilat sot kombi shqiptar ballafaqohet, qysh para disa dekadave Ukshin Hoti ju jep një zgjidhje këtyre problemeve dhe tregon rrugën e duhur që elita shqiptare duhet ta mban.

 

Pas pjesë së tribunës, shoqëria kulturore artistike ILIRËT, interpretuan disa këngë popullore. Të pranishëm në këtë manifestim ishin shumë bashkatdhetarë dhe studentë, jo vetën të kantonit të Vaud-it por edhe të kantoneve tjera zvicerane. Qendra e Lëvizjës së Vetëvendosjës në Zvicër, vazhdon të organizon manifestime të tilla për ti promovuar veprat kombëtare dhe për ti rikujtuar veprimtarët të veqant që ka pas kombi shqiptar gjatë gjithë historiës së saj, siq ëshë edhe Ukshin Hoti.

SHPËRNDAJE