Përfaqësuesit e diplomacisë ndërkombëtare do të diskutojnë në Gjenevë krizën e Libisë, me rastin e sesionit vjetor të Këshillit të të Drejtave të Njeriut, të OKB-së.
Lajmin e kanë bërë të ditur mediat ndërkombëtare.
Në këtë takim, mes të tjerësh, do të jenë prezent, sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton, kreu i diplomacisë evropiane, Catherine Ashton, ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov.