Dark Mode Light Mode

LËVIZJA POPULLORE E KOSOVËS: Këshilli Kombëtar..Deklaratë politike

Në takimin e radhës, Këshilli Kombëtar, analizoi situatën politike në trojet shqiptare dhe erdhi në konstatim:

• Terrorizmi shetëror sllavo serbo-maqedon, është duke thurrur komplote kundër çështjes

së pasgjidhur shqiptare në ballkan.

Advertisement

• Ata duke sajuar konspiracione po përpiqen për ta komprimituar popullin shqiptar.

• Disa qindra kadet të shkolluar në Akademitë ushtarake të ish – RSFJ, me prejardhje

nga shtetet e ish-Lëvizjes së mosinkuadrimit, të mbështetur nga Beogradi dhe Shkupi,

po përgaditen për të përgjakur edhe njëherë ballkanin.

• Vrasja makabre e pesë të rinjëve tek liqeni në Smillkovcë afër Shkupit, është vepër

konspirative e Beogradit dhe Shkupit.

• “Rreshtimi” i Beogradit dhe Shkupit në kuadër të luftës globale kundër terrorizmit, duke

i akuzuar shqiptarët për islamist radikal përmes inskenimeve konspirative është e

patolerushme.

• Shqipëtarët në ballkan, me tri fe, janë shembull më i mirë për tolerancë fetare.

• Cështja e pa zgjidhur shqiptare, nuk ështe çështje fetare, por çështje kombëtare e një

populli të lashtë Ilir.

• Lufta çlirimtare e UÇK-së nuk ka pasur, as nuk do të ketë qëllim “themelimin e kalifatit

ballkanistanik” siç shpifin Beogradi e Shkupi, por luftë çlirimtare kundër shovenizmit

dhe hegjemonizmit sllavo serbo-maqedon.

• Përkundrazi LPK do të angazhohet për mbrojtjen e vlerave dhe koncepteve demokratike

perëndimore.

• Këshilli Kombëtar i LPK-së shprehë shqetsim për heshtjen e autoriteteve qeveritare të

Tiranës, Prishtinës dhe subjektit shqiptar në bashkqeverisje të Shkupit ndaj këtij

komploti.

Këshilli Kommbëtar i LPK-së

Shkup, 13. Maj 2012

View Comments (1) View Comments (1)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

15 − eleven =

Previous Post

Ministri Hoxhaj: Serbia po mbanë strukturat kriminale ilegale në territorin e Kosovës

Next Post

Daci u takua me imamin Shefqet Krasniqi

Advertisement