pollllFushe Kosovë, 23 maj  -Lëvizja qytetare “Lugina” me seli në Fushë Kosovë reagon ashpër ndaj shkeljes së të drejtave të qytetarëve të Luginës, pikërisht të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës nga ana e Policisë së Kosovës, të cilët gjatë shqytrimit të dënimit në trafik ua konfiskojnë lejet e qarkullimit dhe i detyrojnë po të njëjtit të paguajnë në banka duke humbur kohë të çmueshme dhe duke përjetuar maltretime të pakuptimtë, njofton agjencia  e lajemeve “Presheva jonë”

 

Qyetaret e Presheves jane n ‘zore, ruajo policise serbe andej, e ruaju policise kosovare kendej ?!

Sipas nje njoftimi te Lëvizja qytetare “Lugina”  arritur ne redkaisne e  “Persheva jonë” nder tjera thuhet se “raste te tilla ka shume, por nhe  i fundit qe i kishte ndodhur një qytetari nga Presheva, të cilit Policia Rrugore e rajonit tè Gjilanit, pasi ia kishin shqiptuar dënimin ia kishin konfiskuar lejen e makinës dhe e kishin detyruar të shkoj në Bankë për të paguar dënimin dhe kështu me orë të tëra kishte kishte pritur deri sa kishte ardhur polici që i kishte shqiptuar dënimin për t’ia marrë lejen e veturës. Për fat të keq, kohēn e fundit këso raste janë shpeshtuar, sidomos ndaj qytetarëve shqiptarë të Luginës dhe jo ndaj tē tjerëve, të cilët as vetë nuk i kanë të qarta rregullat dhe ligjin, i cili lejon që brenda 8 ditësh të kryhet pagesa dhe jo të konfiskohen dokumentat e njerëzve dhr pastaj po të njëjtit të humbin kohë duke vajtur poshtë- lartë..”

 

Prandaj  LQ”Lugina” fton organet e rendit që menjëherë të ndërpresin këtë praktikë ndaj qytetarëve të Luginës dhe të respektojnë ligjin njëjtë për të gjithë qytetarët e jashtëm. Lëviza “Lugina” i lut qytetarët e Luginës që shumicë jetojnë në Gjilan, Prishtinë dhe Fushë Kosovë të mos bien pre e ndonjë polici naiv dhe analfabetë, të cilët nga pas lufta janë futur të punojnë në këto organe pa ndonjë aftësi, apo arsimim të duhur, të cilët do të ju krijojnë probleme të panevojshme qytetarēve dhe të gjitha këto raste t’i paraqesin si në Inspektoratin e Policisë, por dhe të gjitha organet tjera gjegjëse. Lëvizja “Lugina” thekson se rasti i personit në fjalë ështē i njohur me emër dhe mbiemër dhe për këtë mban përgjegjësi politike, morale dhe publike.

SHPËRNDAJE