“Lëvizja Dardania” ka për qëllim të punojë për rikthimin e emrit historik, nga Kosova (Kosovo) në Dardania. “Lëvizja Dardania” (LD) do t’i përdorë të gjitha mjetet demokratike për t’ia rikthyerë emrin historik me angazhimin dhe aktivitetin, fillimisht të veprimtarëve të shumtë që do të punojnë pareshtur në vetëdijësimin e qyetarëve të Republikës, duke filluar nga faktorët e ndryshëm shoqërorë e politikë por edhe tek ata kulturor e shkencor që të na bashkangjiten në këtë fushatë që do shtrihej në të gjitha trevat e Dardanisë antike, në mënyrë që të vetdijësohet edhe qytetari i fundit se rikthimi i emrit burimor të Kosovës është nevojë imediate për kthimin në origjinë dhe ruajtjën e identitetit tonë të mirëfilltë. “Lëvizja Dardania” është e gatshme që t’i pranojë në gjirin e vet të gjithë qytetarët e Kosovës (pak më gjërë se sa Republika e Kosovës) si anëtarë potencial të kësaj Lëvizjeje, përveç atyre që janë të nxitur nga armiqtë e popullit shqiptar për ta kundërshtuar hapur këtë nismë. “Lëvizja Dardania” do të jetë shumë aktive në skenën ndërkombëtare duke u përpjekur që nëpërmes lobimeve të shumta me ndihmën e veprimtarëve të shumtë nga diaspora dhe miqëve tanë ndërkombëtar për ta fituar mbështetjën e të gjithë faktorëve relevantë, duke filluar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian në zyrtarizimin e nismës së “Lëvizjes Dardania”, respektivisht në rikthimin e emrit nga Republika e Kosovës në Republika e Dardanisë. Qëllimi është i mirë dhe fisnik, andaj shpresojmë se kjo nismë e “Lëvizjës Dardania” do fitojë përkrahje masovike në jetësimin e kësaj ideje.
Kryetari i Këshillit inicues të “Lëvizjes Dardania” Sabri Maxhuni