Avast tani ka lëshuar versionet përfundimtare të prodhimeve të tyre për siguri gjatë vitit 2012 – Avast Free Antivirus 7, Pro Antivirus 7 dhe Internet Security 7. Versioni i ri del më pak se tri javë pas lëshimit të versionit testues beta të këtij softueri.
Avast ka shpërngulur bazat e të dhënave me përkufizime për viruse në cloud për t’iu ofruar përdoruesve përditësime në kohë reale. Në vend se të jetë nevoja për përditësim të pakove, përkufizimet tani përditësohen sapo krijohen. Kjo e përmirëson sigurinë duke e zvogëluar kohën që nevojitet për të përditësuar bazat e të dhënave në kompjuterët personalë të klientëve.

Veçoria e dytë e re është një sistem për reputacion të skedarit që ofron informacione për një skedar tek përdoruesi pëpara se të hapet dhe përdoret gjithashtu për procesin e brendshëm të marrjes së vendimeve.

Një veçori për ndihmesë nga largësia është shtuar tek të gjitha versionet 7 të Avast. Kjo i jep dikujt tjetër kontrollin mbi kompjuterin tuaj, që mund të jetë gjë e dobishme për mbështetje teknologjike për shembull. Nëse ju keni njohuri për teknologji dhe jeni i vetmi i këtillë në familjen tuaj, ju do të mund të qaseni nga larg në kompjuterët e tjerë për t’i zgjidhur problemet duke mos qenë i pranishëm në vendin e caktuar.

Ky version funksionon për versionin testues për zhvillues të Windows 8. Janë disa veçori shtesë të programit që nuk përfshihen në versionin pa pagesë si sandbox automatik dhe modulin për sandbox për shfletues. Avast i shpërngul programet e dyshimtë automatikisht në një sandbox ku analizohet sjellja e programit.

Versioni pa pagesë i Avast Antivirus i mbështet të gjitha fushat në kohë reale të programit me të cilin ngarkohet, i përshtatshëm me të gjitha versionet 32-bit dhe 64-bit të Windows (duke përfshirë versionin testues për Windows 8 Beta) dhe një opsion si rregullues i instalimit që siguron që Avast Antivirus mund të instalohet pranë softuerit tjetër për siguri si një vijë dytësore e mbrojtjes në sistem./pcworldalbanian

SHPËRNDAJE